SA

Shpend Avdiu

7
artikuj
1
revistë
2012–2024
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (7)

Bandat serbe në vilajetin e Kosovës dhe në vilajetin e Manastirit gjatë viteve 1903-1908
Në këtë punim studimor janë shqyrtuar organizimi, financimi dhe format e veprimeve të bandave serbe në Vilajetin e Kosovës dhe në Vilajetin e Manastirit në fillim të shekullit XX. Po ashtu, do të trajtohen krimet e shumta të çetnikëve ndaj popullsisë civile si dhe luftimet e tyre me bandat bullgare, trupat osmane dhe me shqiptarët. Kryesisht jemi bazuar në rezultate të historiografisë evropiane dhe ballkanike; posaçërisht jemi mbështetur në telegramet e agjencisë së lajmeve Reuters, të cilat janë transmetuar nga shtypi britanik dhe gjenden në British Newspaper Archive. Gjithashtu, kemi shfrytëzuar edhe dokumente britanike të kësaj periudhe, të cilat japin informacione të rëndësishme për financimin e bandave serbe.
Këndvështrime politike dhe kulturore të Hil Mosit gjatë vitit 1910
Në fillim të këtij studimi është dhënë një program kombëtar i botuar nga Hil Mosi në Stamboll, në vitin 1910. Po ashtu, është analizuar edhe një letër të hapur që iu drejtohej deputetëve shqiptarë në Parlamentin Osman. Përveç këtyre, shtjellohen edhe këndvështrimet e Hil Mosit mbi çarmatosjen e shqiptarëve nga Qeveria Osmane, pastaj janë shqyrtuar vlerësimet e tij për ortodoksët shqiptarë, për shkollat shqipe dhe çështje të tjera që kanë bëjnë me shqiptarët dhe Perandorinë Osmane.