SM

Sadik Mehmeti

Instituti Albanologjik – Prishtinë; Arkivi i Kosovës
8
artikuj
1
revistë
2008–2040
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (8)

Kulturocidi serb ndaj shqiptarëve: Rasti i Kosovës: 1998-1999
Kulturocidi - rrënimi sistematik i trashëgimisë dhe i vlerave kulturore është fenomen që rregullisht i paraprinë, shkon krahas ose i pason tragjeditë e mëdha njerëzore. Me një fjalë, kulturocidi i qëllimshëm ndaj një populli a një vendi është një nga tiparet e gjenocidit, me të të cilin synohet shkatërrimi i trashëgimisë autoktone të një populli me qëllim të humbjes së identitetit të tij kulturor e etnik dhe të humbjes së kujtesës kolektive. Skenarë të tillë të kulturocidit, Serbia ka zbatuar për më shumë se një shekull ndaj fqinjëve të saj, pra edhe ndaj shqiptarëve dhe vlerave të tyre trashëgimore e qytetëruese, madje që nga shpërngulja e shqiptarëve me dhunë nga Sanxhaku i Nishit më 1877 e këndej, gjatë luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore, midis dy luftërave, Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999, kur Kosova fiton lirinë dhe pavarësinë e saj. Pikërisht për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës në vitet 1998-1999 do të bëhet fjalë në punimin tonë.
Mësimi i gjuhës frënge në gjimnazet Rushdije dhe Idadije në Kosovë (1885-1912): Fillimi i formimit të elitës shqiptare “alla franga”
Në kuadër të reformave arsimore, të ndërmarra në Perandorinë Osmane, rëndësi të madhe iu dha edhe modernizimit dhe hapjes së shkollave të mesme - gjimnazeve rushdije dhe idâdije të cilat ishin me karakter laik. Nga viti 1855 e këndej edhe në Kosovë (në kufijtë e sotëm administrativë), u hapën gjithsej 10 gjimnaze të ulëta (rushdije), 3 gjimnaze të larta (idâdije) dhe një shkollë tregtare frënge në Mitrovicë. Hapja e këtyre shkollave në Kosovë, në të cilat, sidomos pas vitit 1885 e këndej, mësoheshin edhe lëndët si: gjuha frënge, vizatimi, gjeometria, matematika, gjimnastika, vizatimi, agronomia dhe një varg i lëndëve të tjera botore (lëndë këto të cilat mësoheshin edhe në shkollat ekuivalente përkatësisht në gjimnazet e Evropës), - mund të konsiderohet një moment i rëndësishëm dhe kthese për profilin e arsimit në Kosovë në atë kohë, ku mësimi deri atëherë kishte karakter më shumë fetar. Gjuha frënge në këto shkolla ka qenë e domosdoshme dhe që nga fillimi e deri në fund e detyrueshme dhe kjo për tri arsye kryesore: e para, për shkak të marrëdhënieve që kishte Perandoria Osmane me Francën; e dyta, nxënësit duhej të përgatiteshin dhe të ishin të aftë të komunikonin në një gjuhë të huaj; e treta, meqë kërkohej të merrej një model për mësim, u zgjodh modeli i Francës, e rrjedhimisht edhe gjuha frënge. Mësimi i gjuhës dhe i kulturës frënge, që bëhej në shkollat rushdije dhe idâdije jo vetëm në Kosovë, por gjithandej në viset shqiptare, pati ndikime pozitive në formimin gradual të elitës shqiptare “alla franga”. Këto shkolla krijuan një profil të moderuar të intelektualëve shqiptarë me orientim kah Evropa dhe idetë e saj. Pikërisht për mësimin e gjuhës frënge në këto shkolla, ndikimin e saj, për fondin e orëve të kësaj lënde, për tekstet mësimore, mësuesit etj. do të bëhet fjalë në punimin tonë.