Përqasje krijimtarisë gojore shqiptare të botuar nga tjetri
"Kultura tradicionale shqiptare u bë objekt i kёr- kimeve etnofolklorike për shumë udhëpërshkrues, misionarë, studiues, shkrim- tarë, antropologë e konsuj të ndryshëm që qëndruan gjatë shekullit XIX në Ballkan. Shkrimet e botuara të këtyre misionarëve dhe personaliteteve të kulturave të huaja për historinë e kulturën shqiptare nё atё kohё, qofshin nё gjuhёn angleze, qofshin në gjermane apo frënge, u bënë bazë pёr fillimin e ngritjes sё albanologjisё, jo vetёm nё aspektin gjuhësor e historik, por edhe nё atё tё kulturёs tradicionale. Nё kёtё punim do tё trajtohet kontributi i dy albanologёve tё huaj, ai i mjekut dhe filologut gjerman Karl Heinrich Theodor Reinhold me botimin “Noctes pelasgicae” botuar nё vitin 1855, nё Athinё dhe ai i konsullit francez August Dozon, me botimin “Manuel de la Langue Chkipe ou Albanaise” botuar në vitin 1879, nё Paris. Qëllim i risjelljes së këtyre dy botimeve alba- nologjike në fokus trajtimi është se, ato pos që kanë në radhë të parë të përbashkët analizën në aspektin filologjik, konkretisht të dialektit jugor të shqipes, njëkohësisht përmbajnë edhe materiale empirike të kulturës tradicio- nale, nga të cilat mëtojmë tё shkoqisim disa nga ato krijime gojore që bartin vlera përmbajtësore për folkloristikën shqiptare, si dhe cili është trajtimi që u është bërë këtyre krijimeve nga këndvështrimi i tjetrit, qofshin nganjëherë edhe të nxituar me konkludimet që sjellin mbi bazën e një materiali të kufizuar empirik, sidomos pёr atё kohё dhe hapësirё tё caktuar ku janë mbledhur ato njësi folklorike."
Rruga drejt përzierjes së zhanreve
Pothuajse të gjitha zhanret muzikore kanë veçoritë e tyre dhe priren të ruajnë origjinalitetin. Veçoritë e zhanreve muzikore, ku bën pjesë edhe interpretimi dhe pastaj adhurimi i një zhanri të caktuar muzikor, shpeshherë bëhen përcaktues identifikimi me një grup të caktuar (nën)kulturor. Muzika popullore tradicionale është konsideruar si një nga zhanret më pak fleksibël ndaj ndryshimeve pasi nënkupton jo vetëm autenticitet, por edhe lidhje të fortë me të kaluarën e “pandryshueshme”. Megjithatë, sot jemi dëshmitarë të përzierjeve të ndryshme zhanrore në muzikë dhe një rast mjaft i pazakonshëm i përzierjes së zhanreve në skenën kosovare, mund të konsiderohet ai i viteve ’90 të shekullit XX, kur dy këngëtarë shumë të njohur të muzikës popullore, Hashim Shala dhe Tahir Drenica, pranuan bashkëpunimin me këngëtaren dhe tekst-shkruesen e njohur të estradës Aida Baraku. Sfidë nuk paraqiste vetëm përzierja e zhanreve muzikore, por edhe përmbajtja e tekstit të këngës, e cila ishte mjaft provokuese, marrë parasysh se paraqiste një devijim nga "personaliteti modal" i shqiptarit, i cili reprezentohet përmes pamjes dhe shembullit të këngëtarëve popullorë tradicionalë.
Ndryshimi i hapësirës së interpretimit dhe i audiencës: individual në skenik
Krijimtaria folklorike, e shprehur nëpërmjet formave të njohura artistike, dikur ka pasur një kohë dhe një hapësirë të caktuar performance, para një audience gjithashtu të caktuar. Për shkak të një morie faktorësh, si pasojë e zhvillimit shoqëror, social dhe teknologjik, komunikimi i dikurshëm gojor i folklorit, sot nuk mund të gjendet si dikur në shtresat e paarsimuara të popullatës. Folklori tradicional, po edhe ai i rikrijuar mbi format e dikurshme, që sot shpërndahet brenda një horizonti të ri komunikimi, nëpërmjet formave të ndryshme audiovizuale dhe teknologjike, ndikoi në krijimin e raporteve të reja, të ndryshme ndërmjet pranuesit/recipientit dhe krijuesit/riprodhuesit, për dallim nga ato që kanë ekzistuar dikur. Nga ana tjetër, prezantimi i folklorit si pjesë e trashëgimisë kulturore, gjithnjë e më shumë po përdoret për promovimin e kulturës tradicionale në industrinë kulturore me anë të festivaleve folklorike, kulturës
tradicionale në industrinë kulturore me anë të festivaleve folklorike,
të cilat në kulturën shqiptare, si ngjarje kulturore, kanë një traditë relativisht të gjatë të organizimit.
Mbështetur mbi referencat e studiuesve, që janë marrë me këtë problematikë, ky punim ka për synim të theksojë se cili ishte raporti kohëhapësirë-audiencë dikur për interpretimet folklorike, cilët janë faktorët që ndikuan në ndryshimin e këtij raporti sot, si dhe sa kanë ndryshuar aspekti funksional i krijimtarisë shpirtërore, me vënien në skenë në festivale folklorike dhe raporti i saj me audiencën.