Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë
Periudha e Perandorisë Osmane solli me vete ndryshime në shumë aspekte kulturore, sociale, juridike dhe ekonomike. Kjo periudhë pati rëndësi të madhe për shumë qytete të Evropës në përgjithësi, duke përfshirë edhe Hungarinë në veçanti. Shumë shqiptarë zunë poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane, ndër ta edhe Hasan Pashë Gjakovalia, i cili vepronte në Pécs të Hungarisë. Ndikimi i tij për kohën sa vepronte në këtë vend la gjurmë të pashlyeshme në udhëheqësi, por edhe në investimet e tij. Këtu po e përmendim ndërtimin e kompleksit të ndërtesave, që përfshinte një xhami, një medrese dhe një manastir. Xhamia e Hasan Pashë Gjakovalisë edhe sot, fatmirësisht, është njëra ndër xhamitë që i ka mbijetuar kohës. Historia e kompleksit e veçanërisht xhamia në fjalë, duke pasur parasysh vjetërsinë, origjinalitetin dhe historinë e saj, ka arritur që si monument të mbrohet nga shteti dhe të jetë muze i qytetit. Ky punim përshkruan arsyen e ndërtimit të kompleksit, prejardhjen e Hasan Pashë Gjakovalisë, si dhe xhaminë e cila për kaq shumë dekada i ka rezistuar kohës.
Mehmet Pashë Dukagjini dhe xhamia El-Adilija në Halep të Sirisë
Shekulli XVI konsiderohet si periudhë lulëzimi për botën islame. Si e tillë ajo solli me vete shumë ndryshime në kulturë, ar- kitekturë dhe religjion.
Me sundimin osman, duke filluar nga Lindja e deri në Ballkan, ashtu si në shumë vende, shumë prej familjeve fisnike shqiptare u konvertuan në mysi- manë, duke fituar në këtë mënyrë poste të ndryshme në hierarkinë e pera- ndorake.
Këta u bënë guvernatorë dhe administratorë në Shqipëri, Siri, Egjipt dhe në vende të tjera. Mehmet Pashë Dukagjini ishte një ndër guvernatorët më të suksesshëm me prejardhje shqiptare gjatë shekullit XVI, i cili urdhëroi ndër- timin e një kompleksi në Halep të Sirisë, ku përfshihet edhe Xhamia el- Adilija, që, për kohën, ishte ndër xhamitë më të bukura të vendit.
Ky punim ka për qëllim njohjen e marrëdhënieve shqiptare në vendet e Lindjes gjatë shekulli XVI, së bashku me ndikimin e tyre në këtë rajon.