A

Asem Zear

1
artikull
1
revistë
2021
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (1)

Mehmet Pashë Dukagjini dhe xhamia El-Adilija në Halep të Sirisë
Shekulli XVI konsiderohet si periudhë lulëzimi për botën islame. Si e tillë ajo solli me vete shumë ndryshime në kulturë, ar- kitekturë dhe religjion. Me sundimin osman, duke filluar nga Lindja e deri në Ballkan, ashtu si në shumë vende, shumë prej familjeve fisnike shqiptare u konvertuan në mysi- manë, duke fituar në këtë mënyrë poste të ndryshme në hierarkinë e pera- ndorake. Këta u bënë guvernatorë dhe administratorë në Shqipëri, Siri, Egjipt dhe në vende të tjera. Mehmet Pashë Dukagjini ishte një ndër guvernatorët më të suksesshëm me prejardhje shqiptare gjatë shekullit XVI, i cili urdhëroi ndër- timin e një kompleksi në Halep të Sirisë, ku përfshihet edhe Xhamia el- Adilija, që, për kohën, ishte ndër xhamitë më të bukura të vendit. Ky punim ka për qëllim njohjen e marrëdhënieve shqiptare në vendet e Lindjes gjatë shekulli XVI, së bashku me ndikimin e tyre në këtë rajon.