BN

Bardhoshi Nebi

Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit; Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA)
3
artikuj
1
revistë
2021–2023
Revista: Antropologji

Artikuj (3)

FLIJA: NJË VËSHTRIM ETNOGRAFIK,
Botimeve në lëmin e antropologjisë social-kulturore në gjuhën shqipe i është shtuar një studim solid në gjininë e kulturës buknore. Është fjala për monografinë Flija: Një vështrim etnografik nga Arsim Canolli. Studimi është ndërtuar duke u përqendruar mbi flinë, pra një gatesë dhe, që këtu, ftesa është për të braktisur shtegun e temave të mëdha. Është kalimi i kurthit të parë teorik e historik, gjë e cila ndodh rrallë për një traditë etnografike, dominuar nga njëfarë prirje monumentalizmi dhe, jo rrallë, edhe populizmi. Duke vëzhguar e qëmtuar gjithë jetën sociale dhe kulturore, botën shqisore dhe afektive që krijon ideja, praktika, vetë procesi i shijimit të flisë, gradualisht lexuesit i paraqitet një etnografi me shumë pore, një etnografi e ndërvarur prej gjeografisë së shijes, që dëshmon rëndësinë e studimit etnografik. Tregim etnografik që nuk vetëmbyllet, por vazhdimisht parashtron, analizon, ripropozon.
The albanian village and modernity: an outline of a relation
Pas themelimit të shtetit modern në 1912, fshati shqiptar do të kalonte në procese modernizuese që ndryshuan thellësisht mënyrën e jetesës të fshatarësisë. Këto ‘shndërrime të mëdha’ që motivoheshin nga idetë e progresit dhe evolucionit artikulojnë një raport specifik mes modernitetit si projekt shtetëror dhe fshatarësisë. Kjo e fundit, ndër të tjera, qe bërë subjekt i diskursit modernist shkencor më herët. Fshatari shqiptar ishte përshkruar si kuriozitet gjuhësor dhe etnografik në shkrimet e udhëtarëve romantikë, diplomatëve, filologëve kureshtarë dhe etnografëve kurajozë perëndimorë të shekullit XIX. Këto momente takimi kërkojnë vëmendjen tonë analitike veçanërisht për të kuptuar mënyrat se si moderniteti shndërroi ruralen shqiptare. Në këtë artikull për këtë vëllim, ne japim një skicë të ‘takimit’ mes rurales dhe modernitetit në Shqipëri, duke u ndalur për të kuptuar: a) se si jeta e fshatit u bë subjekt i ligjërimit etnografik dhe antropologjik dhe b) në ç’mënyrë shteti modern ndryshoi fshatin shqiptar gjatë socializmit shtetëror dhe pas rënies së tij.
Kosova antropologjike
Në tri dekadat e fundit Kosova ka qenë objekt i studimeve të shumta në konverzacionin akademik ndërkombëtar në shkencat shoqërore, pasi vetë realiteti i Kosovës ka pësuar ndryshime të mëdha me implikime të mëdha dhe, si i tillë, ka qenë edhe përndjellës për interesin e studiuesve. Megjithatë, në vrojtim të parë, në këtë konverzacion vërehet se dominojnë studimet politologjike, shpeshherë me kontribute të ndërthurura nga disiplinat e tjera. Nga ky vrojtim duket se interesimi kryesor në komunitetin akademik ka qenë ai politik; pas rënies së Jugosllavisë, fokusi kryesor ra mbi ndërhyrjen e NATO-s më 1999 dhe fazën e shtetndërtimit të Kosovës, para dhe pas pavarësisë së saj më 2008. Duket se pyetja se çfarë lloj shteti po bëhet Kosova, si objekt sui generis i ndërhyrjes ndërkombëtare, ka përndjellë studime të shumta.2 Por, nuk mohohet se gjatë këtyre dekadave, sidomos në vitet ’90-të, ka pasur një interesim mjaft specifik mbi historinë e përgjithshme të Kosovës (Malcolm 1998), e cila në vitin 1989 bie nën regjimin e dhunshëm të Serbisë dhe gjatë viteve ‘90 organizon rezistencë civile paqësore. (Howard 2000) Nga ana tjetër, kryesisht pas luftës së viteve 1998-1999, Kosova fillon të marrë vëmendjen edhe nga shkencat e tjera shoqërore, ku filluan studimet mbi të kaluarën socialiste, identitetin e aspekte të tjera të jetës sociale në shoqërinë kosovare.