AB

Arianit Buqinca

3
artikuj
1
revistë
2021–2024
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (3)

Kalaja e Vërbocit: qendër e xehetarisë dardane për mihjen dhe përpunimin e hekurit
Kalaja e Vërbocit përfaqëson një ndër vendbanimet më të rëndësishme arkeologjike të dardanëve, që dëshmon historinë e pasur dhe të diversifikuar të dardanëve të rajonit të Drenicës. Gjurmët arkeologjike sipërfaqësore, përfshirë qeramikën ngjyrë gri, strukturat ndërtimore dhe mbetjet e shumta të aktiviteteve të xehetarisë, ofrojnë dëshmi të rëndësishme për të kuptuar aktivitetet minerare dhe metalurgjike të mihjes dhe të përpunimit të hekurit që kanë ndodhur në këtë zonë gjatë periudhave të ndryshme historike. Me interes të veçantë janë periudha e mesme e hekurit (VIII-VII p.e.s.) dhe periudha e hershme e Mbretërisë Dardane (VI-III p.e.s.), të cilat ndihmojnë në ndriçimin e historisë së hershme të fuqizimit të Mbretërisë së dardanëve dhe të rëndësisë strategjike dhe ekonomike të Vërbocit edhe gjatë periudhave perandorake dhe mesjetare.