ZP

Zehrie Plakolli

2
artikuj
1
revistë
1970
Revista: KËRKIME PEDAGOGJIKE

Artikuj (2)

Rëndësia e mendimit kritik në fëmijërinë e hershme dhe mbështetja e tij nga edukatorja
Mendimi kritik është një aftësi thelbësore kognitive, që ndikon në zhvillimin e fëmijëve nga mosha e hershme dhe është përcaktues në aftësimin e tyre për jetën, për këtë edhe e kemi vënë në fokus të këtij studimi. Qëllimi i studimit është të analizojë teori të ndryshme lidhur me rëndësinë e mendimit kritik dhe praktikat e edukatoreve, për të mbështetur të menduarit kritik përgjatë fëmijërisë së hershme. Po ashtu, studimi ka për qëllim të identifikojë më konkretisht strategjitë efektive që i zbatojnë edukatoret për të stimuluar këtë kompetencë zhvillimore te fëmijët.
Praktikat edukative për integrimin e aktiviteteve fizike në punën me fëmijët 3-6vjeç
Edukimi në fushën e zhvillimit fizik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve të moshës 3-6-vjeçare. Në edukimin e institucionalizuar parashkollor, edukatoret kanë rol me rëndësi në integrimin e aktiviteteve fizike gjatë realizimit të punës me fëmijë. Integrimi i zhvillimit fizik ka një rëndësi të veçantë, pasi që, përmes aktiviteteve, fëmijëve parashkollorë u mundësohet zhvillimi i gjithanshëm i tyre, përfshirë aspekte të ndryshme, si aftësitë motorike, shëndetin fizik, socializimin, zhvillimin e imagjinatës, kreativitetin, si dhe aspekte të tjera që lidhen me proceset kognitive dhe emocionale. Gjetjet e hulumtimit do të shërbejnë për përmirësimin e politikave arsimore për këtë nivel të edukimit dhe në aspektin praktik do të ndihmojnë të kemi më të qartë rëndësinë e integrimit të aktiviteteve fizike në zhvillimin e fëmijëve. Në shumë studime u gjet se ekziston ndërlidhja e aktiviteteve fizike me zhvillimin e aspektit kognitiv, emocional, social etj., të fëmijëve të moshës parashkollore, prandaj edhe u përcaktuam që kjo specifikë të jetë në fokus të këtij studimi. Qëllimi i këtij hulumtimi është të shqyrtojë dhe të analizojë praktikat edukative në institucione parashkollore lidhur me integrimin e aktiviteteve fizike gjatë realizimit të punës me fëmijë të moshës 3-6 vjeç. Përmes trajtimit teorik dhe hulumtimit empirik, synojmë që ky studim do të kontribuojë në përmirësimin e praktikave edukative, duke ofruar rekomandime për integrimin e aktiviteteve fizike në programet edukative të institucioneve parashkollore. Pyetja kryesore e hulumtimit është: Si integrohen aktivitetet fizike në praktikat edukative në institucionet parashkollore me fëmijët 3-6 vjeç? Studimi është realizuar sipas metodës cilësore, kurse të dhënat i kemi mbledhur përmes protokollit të vëzhgimit, të realizuar brenda aktiviteteve edukative dhe intervistës gjysmë të strukturuar me edukatore. Mostra përfshin gjithsej 20 edukatore të institucioneve publike. Dhjetë nga këto edukatore ishin të vëzhguara përgjatë aktiviteteve me fëmijët në klasë, kurse 10 edukatore ishin të intervistuara. Hulumtimi është realizuar në një periudhë kohore të përshtatshme, të caktuar paraprakisht me pjesëmarrësit. Studimi ofron të dhëna praktike nga terreni, lidhur me mënyrën e integrimit të aktiviteteve fizike përgjatë programit ditor me fëmijët në institucione parashkollore.