Ky punim trajton qëndrimin e Gjergj Fishtës ndaj gjuhës shqipe dhe në veçanti ndaj gjuhës standarde, duke u mbështetur në shkrimet e tij publicistike në revistën “Hylli i Dritës” gjatë periudhës 1914–1930. Fishta, si njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe i disa gjuhëve të huaja, përfaqësonte një zë të r…
Pas “eksperimentit” të parë gjuhësor të kryer prej Dhimitër Kamardës për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët, qe përsëri një arbëresh, Zef Skiroi, që bëri përpjekjen e dytë të këtij lloji. Modelin e shqipes së përbashkët ai u përpoq ta realizonte duke përpunuar gjuhën e poemës së ve…
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksionet e gjuhës standarde. Autori pajtohet me këtë pikëpamje dhe përpiqet ta argumentojë më tej duke marrë në shqyrtim rreth…
Artikulli ka për qëllim të tregojë se një pjesë e mirë e leksikut të shqipes standarde, e mbështetur mbi bazën e toskërishtes, e ka prejardhjen nga letërsia gege.
Autorja është përpjekur, me mjetet gjuhësore që ka në dispozicion, të përcaktojë zanafillën gege të përhapjes së disa kategorive leksema…