Articles Journals Publishers Subjects

21 results

Page 1 / 2
OA Univers SQ

Skënderbeu si pjesë e ndërgjegjes europiane

Prof. Dr. Gjergj Sinani
Në kuadër të vitit të Skënderbeut u botuan shumë artikuj për heroin tonë, ndër të cilët u bënë përpjekje për të zbutur rëndësinë e kësaj figure dhe për të zbehur rolin e tij në historinë dhe kulturën evropiane. Nisur nga ky shqetësim, studimi synon të evidentojë pasaktësinë e dy tezave që synojnë ta…

Dukuri të hibridizimit leksikor dhe të interferimit kuptimor e morfosintaksor në të folmet Arvanitase dhe në zonën e “Helenofonisë Shqiptare”

Dhori Qirjazi
Kontaktet e shqipes me greqishten janë të hershme e shumëduarshe, por mungesa e burimeve të shkruara paramesjetare të saj e vështirëson gjurmimin diakronik të marrëdhënieve mes tyre. Sido që të jetë, gjurmët e leksikut të greqishtes së vjetër, e madje të dialektit dorik, në leksikun e shqipes, a më …
OA Univers SQ

Qemal Haxhihasani dhe bota arbëreshe në Itali

Antonio Belushi (Bellusci)
Në këtë artikull jepet një pjesë nga letërkëmbimi mes autorit Antonio Belushi dhe etnologut të njohur Qemal Haxhihasani, mbledhës dhe studiues i folklorit dhe i dialektologjisë, filolog dhe profesor. Njohje që zë fill në Tiranë, kur u mbajt Kuvendi Ndërkombëtar mbi Ilirët, më 15-16 shtator 1972, ku …

Frazeologjia në tri drama të Dritëro Agollit

Valter Memisha
Universi letrar i Dritëro Agollit ka mundësuar dhe mundëson analiza, kundrime e studime të shumta, të veçanta apo përfshirëse, paraqitëse apo të thelluara, të lidhura me çështje të përmbajtjes apo me ato të shprehjes gjuhësore. Në trajtesat e realizuara, si kudo, por edhe për këdo që i përket fushës…

Letërsia arbëreshe në një këndvështrim të ri metodologjik - Matteo Mandalà, studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe, botuar nga Shb “Naimi”

Anila Omari
Matteo Mandalà është sot ndër majat e albanologëve italianë dhe një figurë përfaqësuese për shkencën filologjike shqiptare. Formimi i tij në radhë të parë gjuhësor e filologjik (të kujtojmë që filologët më të shquar shqiptarë kanë qenë edhe gjuhëtarët më të shquar, si Çabej, Demiraj, Riza etj.), i n…