209 results

Page 1 / 18

Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde

Anila Omari
Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhës…

Pjetër Bogdani: Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), botim kritik me një studim hyrës, transkriptim e shënime përgatitur nga Anila Omari, (botim i dytë i përmirësuar), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2015.

Evalda Paci
Leximi i mirëfilltë i veprave të letërsisë së vjetër shqipe dhe më tej trajtimet që bëjnë të mundur thellimin e mjaft pistave të hulumtimit si brendësimi përmbajtjesor i tyre, gjurmimi me themel i disa nënsistemeve kryesisht gjuhësore që evidentohen në tekstet përkatëse, shpjegimet e mundshme të sis…

Mërgimi i fjalës si 'mit' dhe evolucioni i shqipes letrare: rasti i poezisë dygjuhëshe

Blerina Suta
Poezia dygjuhëshe në traditën letrare shqiptare, sidomos ajo shqip-italisht, zhvilluar në rrethana specifike të rrezikut historik të bjerrjes, ka kryer në rrafsh të gjuhës letrare atë funksion të ruajtjes dhe zgjerimit që gjuha e folur pati kryer në vazhdimësi në zonat apo qarqet kulturore kufitare …
OA Univers SQ

Arian Kadiu dhe disa kontribute në fushën e shkencës, letërsisë dhe pedagogjisë

Viron Kona
Artikulli “Arian Kadiu dhe disa kontribute në fushën e shkencës, letërsisë dhe pedagogjisë” fokusohet në karakterin dhe veprimtarinë krijuese e novatore të Prof. Dr. Arian Kadiut, të cilit i është dhënë çmimi “Mjeshtër i Madh”. Shkrimtari shqiptar, Viron Kona, pasi informoi lexuesin për veprat dhe …
OA Univers SQ

Skënderbeu si pjesë e ndërgjegjes europiane

Prof. Dr. Gjergj Sinani
Në kuadër të vitit të Skënderbeut u botuan shumë artikuj për heroin tonë, ndër të cilët u bënë përpjekje për të zbutur rëndësinë e kësaj figure dhe për të zbehur rolin e tij në historinë dhe kulturën evropiane. Nisur nga ky shqetësim, studimi synon të evidentojë pasaktësinë e dy tezave që synojnë ta…
OA Univers SQ

Vizioni arsimor i Medresesë së Nâltë të Tiranës

Haki Sahitaj
Pas shpalljes së pavarësisë, Shqipëria po përballej me kriza institucionale kombëtare dhe organizimi institucional i arsimit ishte një prej tyre. Elita intelektuale myslimane shqiptare nuk shihte rrugë tjetër veç arsimit si të vetmen shpresë për Shqipërinë për të përballuar sfidat e saj dhe për të e…
OA Univers SQ

Pjesëmarrja e medresistëve në demonstratat e vitit 1981

Prof. Adem Ademi
Trajtimi i ngjarjeve të mëdha politike që kanë ndodhur në një periudhë jo të largët të zhvillimeve historike dhe të përpjekjeve kombëtare shqiptare për çlirim nga pushtuesi  sllavo-komunist, për çdo studiues  është  një  proces  hulumtues  i  mundimshëm dhe përgjegjësi e madhe intelektuale.  Paraqit…
OA Univers SQ

Mbi historinë e parrëfyer detare të shqiptarëve

Ardian Muhaj
Edhe pse jemi një nga popujt që kemi jetuar në brigjet e Mesdheut për mijëra vite, jemi ndoshta të vetmit mesdhetarë që pothuajse nuk i kemi lëvruar studimet e historisë detare. Duket në  fakt e pabesueshme se sa pak studime mbi detin janë ndërmarrë nga shkenca shqiptare në përgjithësi dhe nga …
OA Univers SQ

Vlerësimi i cenueshmërisë mbi objektet e infrastrukturës kritike, të kërcënuara nga ekstremizmi dhe siguria kombëtare

Luan Qafmolla
Për të vlerësuar rrezikun nga kërcënimet e grupeve ekstremiste mbi objektet e një rëndësie të veçantë dhe posaçërisht mbi reaktorët, centralet bërthamore ose ndërtesat e përpunimit dhe të ruajtjes së mbetjeve radioaktive është e nevojshme dhe e domosdoshme të parandalojmë në kohë aksionet dhe veprim…
OA Univers SQ

Stambolli në “Sejahatnamenë” e Evlija (Evliya) Çelebiut

Dr. Eduart Caka
Evlija Çelebiu, emri i vërtetë i të cilit është Dervish Mehmed Zilli ishte funksionar, udhëtar, intelektual dhe shkrimtar osman, i cili jetoi në shek. XVII. Ai mendohet të ketë lindur në vitin 1611 në qytetin e Stambollit dhe ka vdekur në vitin 1684.  Për një periudhë rreth dyzet vjeçare ai ka…
OA Univers SQ

Rikthimi i motiveve mitike në letërsi

Msc. Fikret Ramadani
Rimarrja e motiveve mitike në krijimtarinë letrare bashkëkohore, dhe jo vetëm, është dukuri e njohur dhe e studiuar mjaftueshëm në letërsi. Motive të tilla janë të  pranishme  në shumë prej veprave të Ismail Kadaresë, ose thënë ndryshe, kanë qenë një sofër prej së cilës është ushqyer vazhd…