Articles Journals Publishers Subjects

32 results

Page 1 / 3

Hajri Shehu, “fjalor me fjalë e shprehje popullore nga e folmja e ujemujës”, QSA, IGJL, Tiranë, 2016, 436 f.

Jani Thomaj
Në shekullin e ri, në kushtet e reja të Shqipërisë me ndërrimin e sistemit dhe me hapjen e plotë, kur ndikimi i globalizmit është i fuqishëm në të gjitha fushat dhe kur zhvillimi modern i ekonomisë, i shkencës, i kulturës dhe i jetës përgjithësisht sjellin ndryshime të thella edhe në gjuhë, kryesish…

Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe

Ilirian Martiri
Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, ku u shqua për rezultate të larta. Menjëherë pas dipl…

Fjalori i gjuhës shqipe i Aleksandër Xhuvanit – hapat drejt botimit

Engjëllushe Karaj
Objekt i këtij punimi është Fjalori i gjuhës shqipe i Aleksandër Xhuvanit, i cili është fryt i punës shumëvjeçare të tij. Tashmë puna për përgatitjen për botim të fjalorit ka përfunduar, dhe ne dëshirojmë të paraqesim rezultatet e punës së përgatitjes për botim që kemi kryer. Siç dihet, autori s’pat…
OA Univers SQ

Qemal Haxhihasani dhe bota arbëreshe në Itali

Antonio Belushi (Bellusci)
Në këtë artikull jepet një pjesë nga letërkëmbimi mes autorit Antonio Belushi dhe etnologut të njohur Qemal Haxhihasani, mbledhës dhe studiues i folklorit dhe i dialektologjisë, filolog dhe profesor. Njohje që zë fill në Tiranë, kur u mbajt Kuvendi Ndërkombëtar mbi Ilirët, më 15-16 shtator 1972, ku …

Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe. Elemente të përbashkëta me rumanishten

Gr Brâncuş
Më 2007 dhe 2008, në Tiranë dolën në Institutin e Gjuhësisë dhe e Letërsisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dy vëllimet e para të Atlasit gjuhësor shqiptar1, vepër e një grupi profesorësh të Universitetit të Tiranës: Jorgji Gjinari, Bahri Beci, Gjovalin Shkurtaj dhe Xheladin Gosturani; bashk…

Mina Tili Gero

Remzi Përnaska
Njeriu i mirë dhe i thjeshtë si kalliri kokërrplotë, pedagogu i dashur e i respektuar, studiuesi i mirëpërgatitur, i palodhur dhe i përkushtuar i gjuhës shqipe, miku ynë i vyeshëm, profesor Mina Geroja, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta larg vendlindjes, në Fort Collins të Kolorados të Sht…

Enkeleida Kapia, Studime në gjuhësi teorike dhe gjuhësi të zbatuar, QSA, IGJL, Tiranë, 2015, 253 f.

Rami Memushaj
Përmbledhja “Studime në gjuhësi teorike dhe gjuhësi të zbatuar”, me autor prof. as. Enkeleida Kapia, përfshin një tufë studimesh nga fusha e psikolinguistikës, në të cilat trajtohen probleme të përvetësimit të gjuhës prej fëmijëve njëgjuhësh e dygjuhësh. Përmbledhja, me një vëllim prej 253 faqesh, n…

Për anglicizmat në gjuhën e sotme shqipe sipas “A dictionary of european anglicisms” (edited by manfred Görlach, Oxford University press, Oxford, 2001)

Hajri Shehu
Fjalori “A Dictionary of European Anglicisms” (Fjalor i anglicizmave europianë) është përgatitur nga leksikologu dhe leksikografi i njohur gjerman, Manfred Görlach, profesor në Departamentin e gjuhës angleze në Universitetin e Këlnit (Köln), Gjermani. Fjalori është botuar nga “Oxford University Pres…