66 rezultate
Faqja 1 / 6Il teatro santoriano nell'ambito di quello calabrese e napoletano
Teatri i Santorit në kuadër të atij kalabrez dhe napoletan 1. 2. Francescantonio Santori ka eskperimentuar disa gjini letrare duke u përpjekur me teknikën, fantazinë dhe përdorimin e mundësive leksikore dhe sintaksore të arbërishtes të sigurojë aftësinë shprehëse të domosdoshme për të formuluar ide,…
Francescantonio Santori
teatër kalabrez
teatralitet
komedi
letërsi arbëreshe. Premessa Francescantonio Santori ha percorso molti generi letterari allo scopo di dimostrare che l'arbëresh poteva aspirare al ruolo di lingua letteraria e testimoniare l'espressività e la sua capacità di rappresentare uno strumento idoneo a qualsivoglia registro comunicativo. Vi era all'epoca un diffuso scetticismo al riguardo. Per il lungo tempo trascorso dall'allontanamento dalla madrepatria
Pasqyrimi i faktit historik në këngët epike të shekullit XIX
Artikulli synon të paraqesë një nga funksionet më të njohura të këngëve epike historike, lidhjen e tyre të pazgjidhshme me faktin historik.Gjatë shtjellimit të kësaj ideje, konkretizohet mendimi se krijimi i këngës historike është njëkohësisht pasqyrim i ngjarjeve historike dhe një fakt estetik, një…
Idetë e humanizmit në krijimtarinë e Bejtexhinjve
Jemi mësuar që poezinë e shekujve të mëparshëm ta quajmë bejte dhe autorët e saj bejtexhinj. Kjo fjalë është shndërruar në një sintagmë me kuptim ngjyrues negativ. Vetvetiu të vjen ndër mend se përderisa thirreshin bejtexhinj, ata që për dy - tre shekuj ushtroheshin në mjeshtërinë e poezisë, duhet t…
Letërsia e Arealit Islam
Kodifikimi i kësaj letërsie nis me shënimet e para të mbajtura nga shokët e Profetit Muhamed mbi ajetet kuranore që i zbrisnin gjatë shpalljes hyjnore. Në trojet shqiptare dhe në vende të tjera, si Spanja, Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina etj., zhvillimi i letërsisë, përmes përdorimit të alfabetit…
Turqizmat si terminologji ushtarake në poemën epike Shqiptare
Si në gjuhët e tjera të Ballkanit, ashtu edhe në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë nga turqishtja. Edhe pse etimologjia e tyre është e ndryshme, ne i quajmë “fjalë turke” ose “turqizma”, siç i quajnë turkologët perëndimorë, sepse ato kanë ardhur nëpërmjet turqve dhe gjuhës turke. Shumë prej këtyre…
Prania në paprani
Ky studim, i përqendruar në analizën e poezisë së D. Agollit “Kur të jesh mërzitur shumë” (që poetizon dhembjen që shkakton ndarja nga njeriu i dashur dhe meditimet ekzistenciale që përqasin idenë e përkohshmërisë së qenies sonë me atë të një pranie në përhershmëri), synon që përmes analizës pragmat…
Pluraliteti metodologjik është forcë. Forca është kualitet
Vepra e botuar me tematikë shkencore e Tomorr Plangaricës është shumë e gjerë për nga vëllimi, shumë e thellë për nga mendimi, shumë ndikuese nga emocioni. Në rastin e këtij shkrimi nuk do të merrem me mbarë veprën e botuar të Tomorrit (që e kam lexuar me shumë interes dhe përfitim), por do të përqe…
Që bota të mos mbetet pa muzikë…Vetëdija letrare e Xhevahir Spahiut përkundrejt shformimeve të metodës socrealiste
Ky studim synon një shqyrtim sa më të plotë të veprës letrare të Xhevahir Spahiut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e poezisë shqipe bashkëkohore përballë sfidave ideologjike dhe brezave të ndryshëm letrarë. Studimi thellohet mbi mënyrën se si Spahiu, me energjinë dhe risinë e tij unike, sfid…
Hasan Kaleshi- orientalist i shquar shqiptar
Dr. Hasan Kaleshi është një figurë e nderuar dhe e lavdërueshme, i cili la gjurmë të ndritura në fushën e studimeve orientale. Humbja e tij krijoi një boshllëk që askush nuk mund ta mbushë në këtë degë të jetës dhe shkencës. Si një orientalisti i mirëfilltë, ai kurrë nuk e përzjeu jetën e tij me amb…
Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në letërsi dhe në folklor
Trimëritë legjendare të heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti, zgjatën për 25 vjet dhe ai mund të thuhet se ishte "një mburojë e fortë për Evropën". Për këtë arsye, veprat kushtuar atij vazhduan pandërprerë gjatë shekujve, duke e ringjallur heroin tonë sa herë që duhej një simbol i fortë për të mbështet…
Disa gabime në përkthimin e terminologjisë fetare dhe drejtshkrimin e tyre
Përmes këtij punimi, kam paraqitur shkurtimisht disa terma fetarë, të cilët, sipas mendimit tim, janë përkthyer gabimisht në shqip dhe po humbasin kuptimin e tyre thelbësor duke marrë një kuptim dytësor, madje në disa raste një kuptim krejtësisht të ndryshëm.
Le të marrim si shembull fjalën “Haxh”:…