12 results

OA Univers SQ

Ndihmesa e ligjërimit libror të butë në begatimin shpirtëror të Shqipërisë së pavarur

Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi
Gjithçka që erdhi në jetën kulturore dhe fetare shqiptare, veçmas me fillimet e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, u përgatit me dashuri dhe kujdes nga prijësat, çka siguronte se do të jepte prodhim të mbarë. Kongresi i Alfabetit i vitit 1908 tregoi se diversiteti i panevojshëm gjuhësor, mund të ndale…

Përcaktimi i foljeve të parregullta në gjuhën shqipe

Leonard Dauti, Mustafa Karapinjalli
Klasifikimi i foljes në gjuhën shqipe ka tërhequr vëmendjen dhe ka qenë objekt studimi për një numër të madh autorësh, shqiptarë dhe të huaj. Në studimet për gjuhën shqipe ndeshim pothuajse po aq klasifikime sa dhe autorë që janë marrë me të, sa që vështirë se mund të gjejmë dy klasifikime që të për…

Selman Riza për paskajoren e shqipes

Ragip Mulaku
Filologu i mirëfilltë i dijeve albanologjike, prof. Selman Riza në studimet e tij gjuhësore shquhet për analiza tezash dhe për gjykime të mprehta e koncize që vërehen sheshazi pasi t’i ketë shqyrtuar imtësisht çështjet që shtron për t’i zgjidhur. Përveç këtyre, ai shquhet edhe më shumë për metodën …

Një fjalor gjithnjë i hapur për gjuhën shqipe

Pavli Haxhillazi
Në vitin 2006 është botuar “Fjalori i gjuhës shqipe” i Mehmet Elezit. Me botimin e “Fjalorit të gjuhës shqipe” dhe me sprovën “Gjuha shqipe në bunker?!” (Tiranë, 2005) Mehmet Elezi ka dhënë kontribut edhe në fushën e gjuhësisë shqiptare. Për të shprehur qëndrimin e tij ndaj mendimit shkencor gjuhës…

Rrëfimtari i madh Mitrush Kuteli

Nasho Jorgaqi
Në jetën e çdo letërsie, midis punëtorëve të fjalës, dallohen mjeshtrit e saj. Mund të themi pa mëdyshje se Mitrush Kuteli është një mjeshtër i madh i fjalës shqipe. Me forcën dhe bukurinë e kësaj fjale, ai ngriti veprën e tij artistike dhe u bë një nga individualitetet më të spikatura të letërsisë …