Artikujt Revista Botuesit Lëndët

577 rezultate

Faqja 1 / 49

Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde

Anila Omari
Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhës…

Kodiku i Kostë Cepit – Vithkuqarit (1820-1822) II. Veprimtari krijonjëse – Aqsh: fondi I.M.Q.; d. Nr. 52, v. 1938

Ilo Qafëzezi
Kemi të bëjmë me një pasuri intelektuale unikate si dëshmi e radhës që i takon fundit të viteve 30-të të shek. XX, por që ende gjëllin në hije në historinë e kulturës së shkrimit shqip. Kumtojmë kështu thukët motivin farëmirë që na nxiti të zbardhim prej fondit I[lo] M[itkë] Q[afëzezi] (AQSH Tiranë)…

Vështrim përqasës i konektorëve shtesorë në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus Prophetarum” dhe në veprën e Pjetër Budit “Doktrina e Kërshtenë”

Linda Mëniku
Synimi i këtij studimi është përshkrimi dhe analizimi i konektorëve të tekstit në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus Prophetarum”1 në vështrim përqasës me konektorët e tekstit të përdorur në veprën “Doktrina e Kërshtenë” të Pjetër Budit. Studimet për mjetet lidhëzore në veprën e Bogdanit dhe të Budit …

Në përkujtim të mâ të vlertit ndër shkrimtarë të hershëm të shqipes, Pjetër Bogdanit, në 330-vjetorin e vdekjes

Evalda Paci
Çdonjëra prej veprave të letërsisë së vjetër shqipe ofroi për studimet albanologjike dhe për kujtesën historike kombëtare një sërë linjash studimore që zënë fill me hulumtimin e një konteksti kompleks për botën shqiptare të kohës në të cilën jetuan, që vijojnë më tej me të qenit një burim i pasur or…

Mërgimi i fjalës si 'mit' dhe evolucioni i shqipes letrare: rasti i poezisë dygjuhëshe

Blerina Suta
Poezia dygjuhëshe në traditën letrare shqiptare, sidomos ajo shqip-italisht, zhvilluar në rrethana specifike të rrezikut historik të bjerrjes, ka kryer në rrafsh të gjuhës letrare atë funksion të ruajtjes dhe zgjerimit që gjuha e folur pati kryer në vazhdimësi në zonat apo qarqet kulturore kufitare …

Pjetër Bogdani: Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), botim kritik me një studim hyrës, transkriptim e shënime përgatitur nga Anila Omari, (botim i dytë i përmirësuar), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2015.

Evalda Paci
Leximi i mirëfilltë i veprave të letërsisë së vjetër shqipe dhe më tej trajtimet që bëjnë të mundur thellimin e mjaft pistave të hulumtimit si brendësimi përmbajtjesor i tyre, gjurmimi me themel i disa nënsistemeve kryesisht gjuhësore që evidentohen në tekstet përkatëse, shpjegimet e mundshme të sis…