“Dialektet e gjuhës shqipe” – sintezë e punës kërkimore-shkencore të Jorgji Gjinarit
Kur në vitin 1952 diskutohej në Institutin e Gjuhësisë për çështjen e gjuhës së përbashkët letrare shqipe, një problem i rëndësishëm që u ngrit ishte mosnjohja e dialekteve të shqipes. “Si do të vëmë njërin apo tjetrin kryedialekt në bazë të gjuhës sonë letrare kur nuk njohim mirë as njërin e as tje…