Articles Journals Publishers Subjects

989 results

Page 1 / 83

Ymer Riza si përfaqësues muzikor i qytetit të Gjakovës dhe fonografimet e para shqiptare në Kosovë (në 60-vjetorin e vdekjes së Ymer Rizës)

Behar Arllati
"Në këtë punim do të trajtohet figura e Ymer Rizës, një ndër personalitetet, i cili ndikoi në mënyrë domethënëse në kul- turën muzikore të qytetit të Gjakovës në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit njëzet. Theks i veçantë i vihet ndikimit të tij me ndryshimin që bëri kur k…

Rreth disa sinonimeve në terminologjinë islame në gjuhën shqipe

Abdurrahim Maxhuni
Terminologjia islame si një nga fushat që është mishëruar në mendësinë shqiptare, e që filloi të depërtonte qysh herët në gjuhën shqipe, akoma nuk ka arritur të standardizohet. Sot gjejmë në përdorim forma të dysorëve e të tresorëve për nocione të njëjta, si: profet- pejgamber-i dërguar, Zot-Allah-P…

Vëzhgime në librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut - II. Shqimëzat në fund të tekstit

Bardhyl Demiraj
Ky studim është i dyti i radhës në triptikun tonë të studimeve mbi librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut si produkt tipografik. Këtu jemi përqendruar te shqyrtimi i katër fletëve-shqimëza që përmbyllin ekzemplarin e vetëm të librit të parë të botuar në gjuhën shqipe, siç e njohim der…

Manifestazioni dell'umanesimo cristiano nei testi biblici del 'Messale' di Gjon Buzuku (III) - Modelli di riferimento del 'Messale' di Gjon Buzuku

Bardhyl Demiraj
Shfaqje të humanizmit kristian në tekstet biblike të 'Mesharit' të Gjon Buzukut (III) Me këtë shkrim përmbyllin triptikun tonë të studimeve mbi formimin teologjik-intelektual të Gjon Buzukut si autori i librit të parë shqip që njohim deri sot (Demiraj 2023a/2024; 2026a). Një synim i tillë, sado i gu…

Interesat gjuhësorë të poliedrikut Peter Prifti (1924-2010)*

Kristina Jorgaqi
Shkrimi shqyrton interesat gjuhësorë të Peter Priftit (1924-2010) duke i konsideruar ato një anë të rëndësishme të veprimtarisë së tij intelektuale në diasporën shqiptaro-amerikane. Duke u mbështetur në veprën didaktike, publicistike e studimore të Peter Priftit, vihet në pah kontributi i tij për më…