88 results
Page 1 / 8Përqasje gjuhësore midis së folmes së Gumenicës së Vlorës dhe të folmeve të bregut të detit
Në këtë punim do të përpiqemi të trajtojmë disa përqasje gjuhësore midis së folmes së Gumenicës së Vlorës dhe të folmeve të Bregut të Detit. Synimi i këtij punimi është njohja e tipareve të përbashkëta dhe dallimet gjuhësore midis këtyre të folmeve, duke i krahasuar në disa raste edhe me shqipen sta…
Gjakmarrja - Një nga plagët e shoqërisë sonë
Ndryshimet ekonomike e sociale që ndodhën në vendin tonë pas vitit 1990 patën ndikime pozitive, por u shoqëruan edhe me dukuri negative në jetën e shoqërisë, ku bashkëjetojnë si vlerat, ashtu edhe të këqijat e saj.Gjatë periudhës së tranzicionit, ndër të tjera, u ringjall në mënyrë të theksuar dhe n…
Në fokusin e dialogut
Përvoja e dialogimit është shumë e hershme. Atë e përkrahën dhe e përpunuan të gjithë njerëzit e mençur, mendimtarët e të gjitha kohërave dhe të të gjitha rrymave filozofike, qofshin këto idealiste, materialiste, racionaliste, empiriste, ekzistencialiste, irracionaliste, fenomenaliste etj. Pjesa më …
Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë
Ky punim trajton veprimtarinë politike dhe diplomatike të familjes Vlora në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht tek dy figurat më të spikatura të kësaj familjeje: Syrja bej Vlora dhe Ismail Qemal bej Vlora. Duke qenë dy personalitete kyçe …
Jeta muzikore e qytetit shqiptar në shek. XVI-XVII
Pjesa e parë e studimit "Jeta muzikore e qytetit shqiptar nga fundi i antikitetit deri në shekullin e 17-të" me titull "Shkëputje apo vazhdimësi" trajton problemin e vazhdimësisë së kulturës muzikore në territorin shqiptar, duke u mbështetur në burime ikonografike dhe gjuhësore, çdo dokument të rral…
Shqipëria dhe shqiptarët
Disa muaj më parë, nipi i Ismail Qemalit, Darling Vlora (të cilin e falënderoj ngrohtësisht), më solli një artikull të shkruar nga Plaku i Vlorës. Në këtë shkrim, ai bën një analizë të viteve të trazuara të atyre ngjarjeve të para, ditëve të lavdishme të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe periudh…
Gjuha angleze në fokus të evoluimit të politikave arsimore në Shqipëri në kontekstin demografik të arsimit parauniversitar
Reformat arsimore në Shqipëri, rreth vitit 2000, projektuan të mësuarit e gjuhës angleze si prioritet kombëtar dhe e drejtuan kurrikulën shkollore të gjuhëve të huaja në përputhje me nivelet e gjuhëve të dokumentuara në Kornizën e Përbashkët Evropiane e Referencës (CEFR), ndjekur nga vendimet e MASR…
Promemorja e Eqrem Bej Vlorës e 29 korrikut 1912
Në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar (F-56, d.60) gjendet Promemoija e Eqrem bej Vlorës e cila i është dërguar sulltan Reshatit V në Stamboll më 29 korrik 1912. Ka mundësi që data të jetë shënuar sipas kalendarit julian, që do thotë se kjo do ta zhvendoste atë 13 ditë më vonë. Dokumenti në dorëshk…
Domosdoshmëria e luftës se Vlorës
Lufta e Vlorës është rrahur shumë në historiografi. Megjithatë vëzhgimi i ngjaijeve historike nga kënde të ndryshme. sidomos i atyre madhore, si p.sh. Lufta e Vlorës. mbetet pothuajse pa fund. Këtu përfshihet edhe trajtimi i rrethanave që e bënë të domosdoshme shpërthimin e Luftës së armatosur të Vl…
Konfliktet italiane me Turqine rreth problemit shqiptar 1908-1913
Italia, rreth çështjes shqiptare, konfrontohet me Turqinë për dy synime: Së pari që të krijojë kushte për të depërtuar në Adriatikun lindor. në mënyrë që atë ta vëj nën ndikimin e vet dhe të krijojë mundësi për të dominuar në të ardhshmën mbi të, dhe së dyti, po qe se, ky i pari nuk realizohet, atëh…
Një dokument mbi aktivitetin e delegacionit shqiptar në Londër në janar të vitit 1913
Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nga mesi i dhjetorit, kur u mor vesh lajmi i hapjes së afërt të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, nisja e një delegacioni shqiptar shtrohej me ngutësi të madhe. Delegacioni i Qeverisë së Përkohshme duhej të ndodhej pa vonesë në kryeqy…