Artikujt Revista Botuesit Lëndët

30 rezultate

Faqja 1 / 3

Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde

Anila Omari
Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhës…

Dukuri të hibridizimit leksikor dhe të interferimit kuptimor e morfosintaksor në të folmet Arvanitase dhe në zonën e “Helenofonisë Shqiptare”

Dhori Qirjazi
Kontaktet e shqipes me greqishten janë të hershme e shumëduarshe, por mungesa e burimeve të shkruara paramesjetare të saj e vështirëson gjurmimin diakronik të marrëdhënieve mes tyre. Sido që të jetë, gjurmët e leksikut të greqishtes së vjetër, e madje të dialektit dorik, në leksikun e shqipes, a më …

Perceptime dhe horizonte për frazeologjinë e gjuhës shqipe Jani Thomai, “Studime Gjuhësore II”, Tiranë, 2017

Artur Lamaj
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, gjatë viteve të fundit, ka mundësuar përgatitjen për botim të korpusit shkencor të akademikut Jani Thomai. Në hapësirat e tij janë përmbledhur artikuj e studime që shpërfaqin jo vetëm përvojën studimore, pjekurinë krijuese1 të një gjuhëtari të zëshëm, por edhe …

Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe

Ilirian Martiri
Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, ku u shqua për rezultate të larta. Menjëherë pas dipl…

Fjalori i Frang Bardhit në trashëgiminë në dorëshkrim të Nikollë Ketës

Bardhyl Demiraj
Nxitjen për këtë punim e përjetuam gjatë rileximit të një pjese të trashëgimisë postume të eruditit siculo-arbëresh Nikollë Keta (= Niccolò Chetta 1741-1803) që është rrokur si e tillë në librin Nicolò Chetta. Testi letterari in albanese (Caltanissetta 2004), i përgatitur si botim kritik prej Matte…

Struktura leksikore dhe struktura ekspresive e gjuhës njerëzore

Josif Mita
Sintaksë do të thotë ndërtim fjalish: si grupohen fjalët bashkë për të ndërtuar sintagma dhe fjali. Në greqishte syntaxis do të thotë të vësh bashkë. Kur themi të vësh bashkë, nuk është e njëjtë sikur të vëmë bashkë tullat për të bërë një mur ose frutat dhe sheqerin për të bërë reçel. Të folurit ësh…