Articles Journals Publishers Subjects

14 results

Page 1 / 2

Pjesorja e Shqipes në vështrim diakronik

Kolec Topalli
Sistemi foljor i gjuhës shqipe përfshin një numër të konsiderueshëm formash të pashtjelluara, prej të cilave disa janë të trashëguara, kurse disa të tjera janë krijuar në zhvillim të brendshëm. Të trashëguara janë ato që kanë formante të gjuhës indoeuropiane dhe janë sintetike për nga përbërja. Të …

“Kanuni total” te Prilli i thyer

Shaban Sinani
Megjithëse i cilësuar si romani i “kultit shqiptar të nderit”, një prej atyre albanizmave që shumë dijetarëve të huaj u ka mjaftuar për të përveçuar botën tradicionale shqiptare, pothuajse në të gjitha gjuhët e huaja titulli i romanit “Prilli i thyer” nuk e ruan kuptimin e idiomës së ligjërimit etn…

Njëqindvjetori i alfabetit të Shqipes

Xhevat Lloshi
Ndryshe nga shumica e gjuhëve europiane, të cilat e kishin zgjedhur prej kohësh dhe pa vështirësi të mëdha alfabetin e vet, shqipes i është dashur një periudhë e gjatë, e shoqëruar me ndërlikime jo vetëm teknike, por edhe politike e kulturore, për të ngulitur një alfabet. Për këtë arsye vendosja e …

Tri koncepte themelore të sintaksës moderne

Rami Memushaj
Sintaksa ka qenë për shumë kohë thjeshtra e shkencës së gramatikës, një disiplinë gjuhësore që vetëm këtë gjysmëshekullin e fundit ka arritur të vihet në qendër të vëmendjes dhe madje ta eklipsojë morfologjinë. Arsyeja e prapambetjes së studimeve sintaksore lidhet me atë që, ndryshe nga morfologjia…

Akademik Idriz Ajeti përmes një vepre

Ethem Likaj
Fillestarë të të njëjtit gjysmëshekulli, por jo të së njëjtës moshë; albanistë të shquar të gjuhësisë, kryesisht diakronike: Çabej, Riza, Domi dhe akademik Idriz Ajeti, në mjaft zgjidhje të historisë së gjuhës shqipe, mbeten “fjalë” përfundimtare. Ndër ta, Çabej dhe Ajeti duket se janë vijues të ze…

Për gjenezën e pronorëve të shqipes

Kolec Topalli
Përemrat pronore të gjuhës shqipe paraqesin interes të veçantë për rrugën e formimit dhe të evolucionit të tyre. Në krahasim me gjuhët e tjera të familjes indoeuropiane. gjuha shqipe ka ndjekur një rrugë krejtësisht vetjake në krijimin e këtyre përemrave, prandaj hulumtimi i saj paraqet interes shke…