Artikujt Revista Botuesit Lëndët

665 rezultate

Faqja 9 / 56

Rreth terminologjisë së emërtimit të “blendeve” si proces i ri sociolinguistik

Mustafa Ibrahimi
Në gjuhën shqipe nuk ka një term të njësuar për procesin sociolinguistik të emërtimit të blendeve, prandaj, në studime të ndryshme përdoren terma të shumtë, që lidhen me këtë proces, si: shkrirje, ngjeshje, përputhje, hibridizim, shkrirje leksikore, përngjitje leksikore, përzierje leksikore, bashkim…

Rrënjët që fluturojnë

Osman Gashi
Për letërsinë shqiptare, për historinë e saj, për studimet letrare shqipe, vështruar në kontekstin diakronik e sinkronik, tema e migrimit, e diasporës letrare apo e letërsisë së diasporës, është e një rëndësie të veçantë, për shkak të produkteve letrare, për shkak të tematikës si dhe për shkak të im…

Përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë

Selim Mehmeti
Me këtë studim kemi trajtuar çështjen zhvillimit të mësimdhënësve në fazën e hyrjes në profesion, gjegjësisht praktikat dhe zhvillimet në sisteme të ndryshme arsimore për fazën e hyrjes në mësimdhënie, si dhe mënyrën se si mësimdhënësit fillestarë në Kosovë e perceptojnë këtë fazë të zhvillimit në k…

Aftësimi i mësimdhënësve për qasjen e bazuar në kërkim

Bashkim Azemi
Aftësimi i mësimdhënësve të ardhshëm (mësimdhënësve para shërbimit) për kërkime shkencore është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për avancimin e arsimit. Në këtë hulumtim, jemi fokusuar tek aftësimi i studentëve për kërkim, si një prej aftësive themelore që kërkohet nga ta …

Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve

Skender Mekolli
Videolojërat janë bërë një formë argëtimi e përditshme dhe shumë e përhapur te nxënësit. Përdorimi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sipas disa hulumtimeve, mesatarisht, nxënësit luajnë videolojëra deri në dy orë në ditë, kurse një përqindje e konsiderueshme …
OA Optime SQ

Konsumi i kripës në pacientët me sëmundje renale kronike

Nereida Spahia, Merita Rroji, Alma Idrizi, Myftar Barbullushi
Konsumi i kripës është një zgjedhje që ka të bëjë me modifikimin e stilit të jetës. Në pacientët me sëmundje renale kronike kripa ka një efekt domethënës mbi hipertensionin, proteinurinë, mortalitetin kardiovaskular, mortalitetin në përgjithësi dhe progresin e sëmundjes renale kronike. Ky material ë…
OA Optime SQ

Analiza e kujtimeve të hershme si metodë për vlerësimin e diferencimin mes kategorive të ndryshme të ndryshme të çrregullimeve të ankthit

Irena Hysenaj, Elisabeta Kafia
Adler theksoi në këndvështrimin e tij se mënyra e jetesës së një individi zhvillohet shumë herët. Si rezultat, ajo filloi në një moshë të re dhe përfundoi rreth moshës gjashtë vjeç. Kur flasim për stilin e jetesës, kemi të bëjmë me një vizion të idealizuar jo vetëm se si e shohim veten, por edhe se …

Vlerësimi i performancës së drejtorëve - një analizë e praktikës së vlerësimit në shkollat publike në Kosovë

Selim Mehmeti, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij studimi ishte të hulumtojë dhe të analizojë praktikën e vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave publike në Kosovë, të reflektuar nga raportet e vlerësimit të drejtorëve dhe nga perceptimet e drejtorëve të vlerësuar dhe vlerësuesve të tyre. Duke p…
OA Optime SQ

Marrëdhënia mes bullizmit dhe vetvlerësimit të ulët tek të rinjtë

Brunilda Laboviti, Greta Katreli
Ky studim ka për qëllim të tregojë nëse ka një marrëdhënie korrelacionale që ekziston mes bullizmit dhe vetëvlerësimit të nxënësve, sa e fortë është kjo marrëdhënie dhe çfarë drejtimi ka. Fëmijët kalojnë një pjesë të konsiderueshme në shkollë në shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tyre,prandaj ata janë…
OA Optime SQ

Abuzimi me lëndët narkotike nga adoleshentët në gjimnaz

Brunilda Laboviti, Vilma Ruci
Abuzimi me lëndët narkotike nga të rinjtë e grupmoshës 14-18 është një fenomen shqetësues dhe me impakt jo vetëm tek të rinjtë, por edhe në shoqëri. Reformimi i shërbimit psikologjik në shkolla dhe ngritja e rrjetit përkatës do të krijojë kushtet për ndërhyrje efektive dhe konkrete. Simptomat lidhur…