Articles Journals Publishers Subjects

315 results

Page 9 / 27
OA Optime SQ

Psikologjia e faktorëve njerëzorë: Qasje inovative psikologjike

Manuela Varoshi, Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi
Kjo trajtesë synon të rivendosë një pikëvështrim të ri mbi disiplinën e Psikologjisë së Faktorëve Njerëzorë dhe një panoramë të përgjithshme mbi fushat e aplikimit të saj në lidhje me terapinë okupacionale (OT), terapinë e punës (ergoterapinë) dhe rehabilitimin. Së pari, do të përshkruajmë marrëdhën…
OA Optime SQ

Atashimi me prindërit dhe lidhja e tij me shfaqjen e agresivitetit në adoleshencë

Bediana Brahollari, Eglantina Dervishi
Objektivi kryesor i këtij punimi është të shpjegojë dhe të eksplorojë lidhjen e atashimit me prindërit dhe shfaqjen e agresivitetit tek adoleshentët. Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni e rëndësishme për shkak të ndryshimeve njohëse, biologjike dhe sociale që ndodhin gjatë kësaj per…
OA Optime SQ

Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit

Marinela Çani
Fëmija është ndër subjektet e së drejtës, të cilit shteti duhet t’i garantojë mbrojtjen e posaçme për shkak të moshës së mitur dhe brishtësisë në realizimin e të drejtave të tij. Interesi më i lartë i fëmijës është mekanizmi bazë me të cilin shoqëria jonë bën të mundur balancimin e veprimtarisë vend…
OA Univers SQ

Turqia dhe përtëritja e Islamit

Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Një nga problemet kryesore, i cili i ka angazhuar si turkologët vendas dhe ata të huaj për pothuajse 250 vjet në fushën e historisë turke, ka qenë zanafilla dhe kuptimi i fjalës “Turk”, si dhe karakteristikat e popullit turk dhe atdheut të tyre. Studiuesit kanë paraqitur një shumëllojshmëri pikëpamj…
OA Optime SQ

Kafeina, gjenotipet e cyp1a2 dhe rreziku i infarktit të miokardit

Suela Zeneli, Aida Dama
Infarkti i Miokardit është një nga patologjitë me rrezik për jetën. Qëllimi i këtij studimi është njohja e lidhjes mes konsumit të kafes me sëmundjet kardiovaskulare. Metodat: Studimi është realizuar duke grumbulluar informacione nga farmacitë e rrjetit të hapur në Tiranë, në Q.S.U.T. “Nënë Tereza” …
OA Optime SQ

Etika administrative

Hazize Jonuzi, Ali Pajaziti
Ky artikull trajton një temë shumë të rëndësishme për epokën tonë krizologjike në fi llim të mileniumit të tretë, etikën dhe moralin, si segment shumë relevant si për jetën shoqërore në përgjithësi ashtu edhe për shërbimin publik. Punimi fokusohet mbi etikën administrative, mbi diskursin etik të shë…
OA Optime SQ

Marrëdhënia mes izolimit në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe shfaqjes së problemeve mendore

Krisalda Sauli
Ky studim ndërmerret me qëllim që të eksplorohet më nga afër gjendja psikologjike e të dënuarve që janë duke vuajtur dënimin në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Republikën e Shqipërisë. Fokusi është pikërisht mbi faktorët që nxisin zhvillimin e problematikave psikologjike tek perso…
OA Univers SQ

Aspekte ligjore të marrëdhënieve midis fesë dhe shtetit në Austri nga periudha osmane deri më sot

Dr. Irmgard MARBOE
Austria, megjithëse ka një ndarje institucionale të fesë dhe shtetit, nuk ka një raport të distancuar dhe të kufizuar kundrejt feve, por u njeh kishave dhe komuniteteve fetare detyra të rëndësishme në kuadrin e shoqërisë. Gjithsesi, Austria njeh qartë integritetin e shtetit ligjor, qartësisht jo të …