Artikujt Revista Botuesit Lëndët

175 rezultate

Faqja 9 / 15

Mbipopullimi I klasave – reflektimi në procesin mësimor

Luljeta Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi i mesëm i lartë në Kosovë ka pësuar ndryshime të rëndësishme në vitet e fundit, duke përfshirë kohëzgjatjen e viteve të shkollimit , strukturën organizative, kurrikulat lëndore si dhe mënyrën e diplomimit të nxënësve. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë vazhdimisht ka ardhur duke u r…

Klasat e bashkangjitura, mundësi integrimi apo segregimi për fëmijët me nevoja të veçanta

Sahare Reçica
Arsimi special në Kosovë daton që nga vitet e pesëdhjeta. Deri para pak vitesh, në të kanë qenë të përfshirë një numër i kufizuar i nxënësve, kryesisht në shkolla speciale në disa qendra të arsimit special dhe në gjashtë klasa të bashkangjitura sa ishin në Kosovë deri në vitin 2000. Pas luftës, refo…

Mjedisi shkollor dhe ndikimi I tij në procesin mësimor

Safete Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Mjedisi shkollor është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Për të vlerësuar gjendjen reale të mjedisit shkollor në shkollat tona dhe për të parë se sa ndikon në arritjet e nxënësve në mësim dhe në shëndetin e tyre, kemi bërë një hulumtim, në të cilin janë përfshirë…

Autenticiteti dhe vlera e informatave për ndikimin (rezultatet) e trajnimeve te mësimdhënësit

Gani Gajraku, Agron Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Pas vitit 1999, Kosova, si nënshkruese e marrëveshjes së Procesit të Bolonjës, ka hyrë në procesin e reformave arsimore nga niveli Parashkollor deri te ai Universitar, duke përfshirë edhe hartimin e kurrikulave. Hartimi i kurrikulave paraqiti nevojën e hartimit të plan-programeve të reja, teksteve s…

Procesi i zhvillimit të Kurrikulit dhe i Planeve e Programeve mësimore në Kosovë 2001-2011

Hajrije Devetaku-Gojani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Ndryshimet në arsimin e përgjithshëm parauniversitar në Kosovë filluan me strukturën arsimore, e cila në qendër të reformimit kishte klasën e nëntë apo rritjen e arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet. Përveç qëllimit të rritjes së arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet, ishte edhe harmonizi…

Planifikimi dhe organizimi i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë

Safete Statovci - Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i arsimit fillor dhe të mesëm të ulët është bazë fillestare për planifikim të mësimit dhe aktivitet e tjera të nxënësve, si dhe për zhvillim të programeve për punë në shkollë. Planifikimi është pjesë e rëndësishme e çdo mësimdhënësi, i cili duhet të jetë organizator, por edhe zendimmarrës r…

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…

Harmonizimi i teksteve shkollore të matematikës (klasa e tretë) me Planin dhe Programin mësimor zyrtar

Lirije Bytyqi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Në këtë punim analizohen Plani dhe Programi mësimor i matematikës së klasës së tretë dhe teksti bazë Matematika 3, i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini” së bashku me Fletoren e punës dhe tekstet e tjera ndihmëse të matematikës. Analiza tregon se përmbajtja e teksteve shkollore të matematikës krye…

Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë

Sahare Reçica · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë filloi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, kur edhe u hapën klasat - shkollat speciale në katër qytete të vendit, të ndara sipas llojit të dëmtimeve, të cilat kanë funksionuar në bazë të modelit të shkollave speciale në ish- Jugosllavi. Sistem…

Modelet kurrikulare të AP-së në disa vende evropiane dhe synimet për një model të avancuar të kurrikulare të Arsimit Profesional në Kosovë

Binak Gërguri, Sylejman Sylejmani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Nevoja për ndryshimet strukturore të Kurrikulit (planeve dhe programeve), ose reforma kurrikulare, rrjedh për shkak të ndryshimeve thelbësore në mjedisin arsimor (ndryshimet e kontekstit të gjerë shoqëror dhe/ose ndryshimeve të mëdha tekniko- teknologjike), apo për shkak të efikasitetit të pamjaftue…