Articles Journals Publishers Subjects

180 results

Page 9 / 15
OA Univers SQ

Mbi veprën e akademikut Pajazit Nushi: “Leksion i psikologjisë”

Prof. Dr. Musa Kraja
Pajazit Nushi ishte dhe mbetet një nga personalitetet më të shquara të shkencave psikologjike dhe pedagogjike për gjithë hapësirën shqiptare e më gjerë. Ishte mësues i psikologjisë në shkollën e mesme, dhe më pas pedagog dhe studiues shumë serioz, i cili bëri karrierë në tre drejtime: a) Në jetën dh…
OA Univers SQ

Ballafaqimi midis njesive te UNCSH dhe nacionalisteve shqiptare ne Kosove ne fund te Luftes II Boterore

Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu
Në kuadër të bashkëpunimit midis Lëvizjeve Nacionalçlirimtare të Shqipërisë e të Jugosllavisë, udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) kërkoi që në verë të vitit 1944, pjesëmarrjen e formacioneve të UNCSH në luftimet për "çlirimin e Kosovës" dhe të tokave të Jugosllavisë. Kërkesa sqaront…

“Doktor Gjëlpëra” dhe gazeta “Dielli”, lexime të kryqëzuara

Laura Smaqi
Në një mënyrë të pazakontë për letrat shqipe, proza e Konicës Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, kujton që në titull një ngjarje reale historike, vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, më 6 prill 1924. Në literaturën studimore ka pasur mjaft diskutime në rrjedhë të kohës p…

Shqipja letrare si koine mbidialektore

Emil Lafe
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksionet e gjuhës standarde. Autori pajtohet me këtë pikëpamje dhe përpiqet ta argumentojë më tej duke marrë në shqyrtim rreth…

Përpjekjet e zotërve të arbërisë veriore për të fuqizuar zotërimet e tyre

Qerim Dalipi
Mbi bazën e burimeve dhe të literaturës relevante synohet që të nxirren në pah përpjekjet e zotëruesve të Arbërisë Veriore për të fuqizuar zotërimet e tyre, proces që nisi pas betejës së Angorës. Në këtë kuadër trajtohet përpjekja e Gjergjit II Balshës për t’i rikthyer nën pushtetin e tij zotërimet …

Qëndrimi i britanisë ndaj shqiptarëve në fund të Luftës së Dytë Botërore

Lush Culaj
Në pranverën e vitit 1943 arriti në Shqipëri misioni i parë britanik nën komandën e kolonelit Maclean. Furnizimet e para britanike për rezistencën shqiptare filluan më 17 prill 1943 dhe përfunduan në korrik 1944. Vëmendja e Britanisë ndaj Shqipërisë erdhi duke u rritur në verën e vitit 1943. Britani…

Faktori ushtarak shqiptar në Bokë të Kotorit, Zeta, Hercegovinë: Stradiotët, Fran Dukagjini, vojvoda Mazrreku

Ylber Hysa
Shqiptarët ishin një faktor ushtarak relevant me histori të shënueshme gjatë mesjetës në hapësirat e Bokës të Kotorit, Zetës, Dubrovnikut e Hercegovinës. Një traditë e tillë që nga Bizanti, shënohet dhe në kohën e Nemanjiqëve, Balshajve, despotit serb Stefan Lazarevic, dubrovnikasve dhe sidomos gjat…