Articles Journals Publishers Subjects

121 results

Page 9 / 11
OA Univers SQ

Poet Sulejman Naibi

Dr. Dorian Koçi
Përhapja e islamit në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike,  sociale  dhe  fetare  që  tërheq  vëmendjen e studiuesve. Debatet akademike ndahen në parashtrimin e problemit nëse feja islame në Shqipëri ka qenë një konvertim vullnetar apo i imponuar&nbsp…
OA Univers SQ

Skënderbeu si pjesë e ndërgjegjes europiane

Prof. Dr. Gjergj Sinani
Në kuadër të vitit të Skënderbeut u botuan shumë artikuj për heroin tonë, ndër të cilët u bënë përpjekje për të zbutur rëndësinë e kësaj figure dhe për të zbehur rolin e tij në historinë dhe kulturën evropiane. Nisur nga ky shqetësim, studimi synon të evidentojë pasaktësinë e dy tezave që synojnë ta…
OA Univers SQ

Bosnja e Hercegovina – njё tokё plot mistere

Sami Guzina
Ky artikull përpiqet të hedhë një vështrim panoramik mbi gjeografinë, historinë dhe kulturën e Bosnje-Hercegovinës, që nga koha e dyndjeve sllave 12 shekuj më parë e deri në ditët e sotme. Në pjesën e parë të artikullit përmenden momentet kryesore të zhvillimeve historike në ato treva, veçoritë etni…
OA Univers SQ

Shfrytëzimi i figuracionit popullor në krijimtarinë e Naim Frashërit

Dr. Rovena Vata
Naim Frashëri njihet jo vetëm si figurë qendrore e letërsisë shqipe të Rilindjes sonë Kombëtare, por edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, i cili bëri një punë të madhe për themelimin e letërsisë së re shqipe dhe për gjuhën e re letrare shqipe. Në vitin 1886 Naim Frashë…
OA Univers SQ

Ndihmesa e ligjërimit libror të butë në begatimin shpirtëror të Shqipërisë së pavarur

Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi
Gjithçka që erdhi në jetën kulturore dhe fetare shqiptare, veçmas me fillimet e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, u përgatit me dashuri dhe kujdes nga prijësat, çka siguronte se do të jepte prodhim të mbarë. Kongresi i Alfabetit i vitit 1908 tregoi se diversiteti i panevojshëm gjuhësor, mund të ndale…
OA Univers SQ

Muslimanët në Europë element mirëkuptimi dhe progresi

Prof. Dr. Kopi Kyçyku
Të krishterët dhe myslimanët kanë të përbashkëta mjaft gjëra, që i pohojnë, i pranojnë dhe u shërbejnë si pikënisje për t’u mirëkuptuar. Kontakti i islamit me Europën u mishërua në dy trajta: përmes shkëmbimeve kulturore dhe me anën e grupit të myslimanëve aktivë që hodhën rrënjë deri në ditët tona …
OA Univers SQ

Roli i medias si pushtet i katërt në demokraci

Dr. Faruk Borova
Në këtë artikull bëhet fjalë për rolin e pushteteve në një shtet në mënyrë që populli të jetojë në një nivel sa më të lartë ekonomik, kulturor pra thënë ndryshe në kushte me një nivel të lartë të demokracisë. Janë dhënë në mënyrë të detajuar gjashtë tipet e sistemeve të drejtimit të një shteti të ci…

Vështrim krahasues i dy varianteve: Nata e Ustikës, 1989 dhe një natë dhe dy agime 2002, të shkrimtarit Petro Marko

Fatjona Memi
Në mungesë të një tradite të hershme të lëvrimit të romanit në Shqipëri sidomos në vitet ‘60-‘80, pati ndikim të madh romani i realizmit socialist i cili i kufizonte romanit shqiptar burimin estetik, filozofik, letrar dhe shfrytëzimin e shkollave letrare – estetike të letërsisë së shek. XX-të. Por, …