Artikujt Revista Botuesit Lëndët

165 rezultate

Faqja 8 / 14

Mësimi i gjuhës angleze në shkollat e Kosovës, domosdoshmëri për integrim në fushën e dijes

Luljeta Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Në procesin e reformimit të sistemit arsimor për përmirësimin dhe përpjekjet për përshtatjen e tij me sistemet e arsimit të vendeve evropiane janë bërë ndryshime cilësore, në disa hallka të tij. Duke u mbështetur në përvojën pozitive të krijuar nga përfshirja e mësimit të gjuhës së huaj në shkallët …
OA Optime SQ

Eksperiencat traumatike të lidhura me divorcin

Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi, Fatbardha Myslimaj
Divorci duket se përbën për shumë çifte një ndër ato ngjarje jetësore që shkakton shumë stres dhe vuajtje. Ai mund të renditet ndër ngjarjet jetësore negative për individin e cila lë gjurmë të thellë në jetën e tij dhe që nxit dhe zhvillimin e eksperiencave traumatike. Përmes një analizë të literat…
OA Optime SQ

Autizmi në qarkun e Elbasanit

Saimir Bakalli, Eralda Krasniqi
Studimi është kryer në qarkun e Elbasanit dhe përshkruan sëmundjen e autizmit i cili kohët e fundit po merr përmasa gjithnjë e më të gjëra. Rastet e shqyrtuara në këtë studim janë pjesë e punës së vazhdueshme diagnostikuese dhe trajtuese e autizmit. Risia që sjell ky studim janë shifrat e larta për …
OA Optime SQ

Roli dhe përgjegjësitë e farmacistit në edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve lidhur me përdorimin e barnave

Artan Shkoza, Agron Spahiu, Mirlinda Likmeta
Fëmijët janë konsumatorë të rëndësishëm të barnave. Komunikimi me fëmijët është i ndryshëm nga komunikimi me të rriturit për të paktën dy arsye. Së pari, sepse përfshin tre persona: farmacistin, fëmijën dhe prindin e fëmijës. Së dyti, sepse kërkon t’i përshtatesh nivelit kognitiv ose nivelit të njo…
OA Optime SQ

Trajtimi multidisiplinar me reimplantim i një traume në zonën anteriore maksilare (Paraqitje rasti)

Edlira Baruti, Doris Mingomataj, Gurien Demiraqi, Emona Anastasi et al.
Lëndimet traumatike dentare ndodhin me një shpeshtësi shumë të lartë tek fëmijët e arsimit parashkollor, ata të moshës shkollore dhe të rinjve, duke përbërë rreth 5% të të gjitha lëndimeve që kërkojnë trajtim mjekësor. Në këtë punim përshkruhet trajtimi hap pas hapi i një djali 15-vjeçar të paraqitu…
OA Optime SQ

Çrregullimi i stresit post-traumatik tek fëmijët e abuzuar seksualisht

Eglantina Dervishi
Qëllimi i këtij studimi është të hulumtojë mbi çrregullimin e stresit post-traumatik tek fëmijët dhe adoleshentet e abuzuar seksualisht. Evidentimi i formave të shfaqjes së këtij çrregullimi tek fëmijët dhe mënyrat e trajtimit të tyre do të jenë në qendër të këtij studimi. Metoda e përdorur për të …
OA Univers SQ

Probleme socialpsikologjike me adoleshentët me prindër të divorcuar

Dr. Skënder Demaliaj
Divorcet janë një dukuri e zakonshme në jetën e përditshme bashkëshortore. Në vendin tonë, vitet e fundit kurba e divorceve është në ngritje. Po rritet numri i grave që kërkojnë të ndahen, të divorcohen. E gjejmë në të gjitha mjediset, por më shumë në qytet. Divorci ka ndikimin negativ, jo vetëm te …
OA Univers SQ

Dëshmi për lokalet e para shkollore në Shqipërinë Verilindore

Prof. As. Dr. Murat Gecaj
Në fillim të shekullit të kaluar, atdhetari ynë i madh, Ismail Qemali, ndër të tjera, u drejtohej bashkatdhetarëve me këto fjalë: "Kurrë një komb nuk mund të rritet në vehte, pa shkolla dhe pa mësime... Duhet të jesh i verbër, që të mos marrësh vesh nevojën e shkollave kombëtare; duhet të jesh tradh…

Lojërat e kënduara të fëmijëve – variantet që dalin si rezultat i forcës krijuese kreative të fëmijëve – vështrim krahasues

Albin Sadiku
Krijimtaria e fëmijëve është shumë e pasur dhe e llojllojshme. Te fëmijët, pothuajse i tërë aktiviteti fizik e mendor zhvillohet përmes lojës, në kuadër të së cilës interpretohet dhe prezantohet pjesa më e madhe e “krijim-tarisë së tyre”. Ndër krijimet më të spikatura që i hasim në aktivitetet e fëm…

Rreziqet e ekspozimit të fëmijëve para ekraneve të pajisjeve teknologjike në zhvillimin psikologjik

Nita Luma, Vasfije Jashari · Universiteti “Nënë Tereza” –Shkup
Ky punim ka për qëllim të analizoje dhe ta bëje të del në pah varësin dhe rreziqet e ekspozimit të fëmijëve para ekraneve të pajisjeve teknologjike në zhvillimin psikologjik theksuar mirë pikat të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mendor, zhvillimin psikologjik dhe rolin e prindërve në parandalimin e…
OA Dritëhije SQ

Dekreti për ndryshimin e emrave dhe të krishterët e fshehtë

Andrea Llukani · Muzeu Historik Kombëtar
Në vitin 1975 regjimi komunist e kuptoi që me vënien e emrave ishte abuzuar shumë, prandaj nxorri dekretin "Mbi ndërrimin e emrave dhe të mbiemrave të papërshtatshëm". Dalja e këtij dekreti i futi në punë nëpunësit e gjendjeve civile, të cilët u urdhëruan të kontrollojnë nëpër regjistra gjithë emrat…