Artikujt Revista Botuesit Lëndët

250 rezultate

Faqja 8 / 21

Analizë e teksteve shkollore të letërsisë në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Safete Statovci-Shala · Pedagogic Institute of Kosovo
Qëllimi i këtij hulumtimit është të bëhet një analizë e teksteve aktuale shkollore të letërsisë, prej klasës së dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë, në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë. Metodat që janë përdorur në këtë hulumtim janë: metoda përshkruese, metoda komperative, e analizës së dokumenta…
OA Univers SQ

Ligji Osman ndër shqiptarët e mesjetës së vonë

Dritan Egro
Për të njohur një formacion politik dhe më pas për ta analizuar atë, në mënyrë të pashmangshme, atij duhet t’i njohësh ligjin, t’i analizosh mekanizmin që e ngriti dhe e administroi; me fjalë të tjera, duhet njohur si produkt juridik që ka dalë nga kancelaria e tij, i cili në të gjitha rastet rezult…
OA Univers SQ

A mund të afrohen popujt e Ballkanit?

Revista Univers
Tashmë, popujt e Ballkanit kanë tendencë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Ata janë në një proces integrimi me vendet më të njohura të Europës. Ka filluar një epokë e re, e cila, shpresojmë, do të zgjasë për një kohë të gjatë. Në këtë rast, është e kuptueshme që kërkohet nga këto vende që të r…
OA Univers SQ

Përshkrimi i udhëtimeve të Evlija Çelebiut nëpër Çamëri e Mollosi

Ibrahim D. Hoxha
Shehu helvetjan turk, Evlija Çelebiu qarkulloi tri herë nëpër tokën shqiptare, që asokohe ishte në përbërjen e Sulltanatit Osman dhe emërtohej Arnavutllùk: më 1660 nëpër pjesën e saj veriore, më 1662 nëpër të mesmen, ndërsa më 1670 nëpër jugun e saj. Kjo pjesë përbëhet nga Çamëria dhe Mollosia. Çamë…
OA Univers SQ

Çamëria, një trevë që kërkon zgjidhjen e të drejtave të saj

Namik Selmani
Në historinë e trojeve etnike shqiptare rrallë mund të gjesh një çështje kaq madhore si ajo e Çamërisë që, në 100 vitet e fundit, të ketë krijuar një problematikë kaq të rëndësishme për gjeopolitikën shqiptare, greke, ballkanike, madje edhe evropiane. Ajo përbën akoma një ngërç të fortë diplomatik, …
OA Univers SQ

Bashkëjetesa e dy dialekteve të shqipes në shtypin Shqiptar gjatë Pavarësisë

Ma. Besnik Rama
Kushtet historiko-shoqërore të fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX i hapën shtrat edhe lulëzimit të shtypit shqiptar, kryesisht si pjesë e veprimtarisë atdhetare, por dhe kulturore, të shoqërive e shoqatave brenda e jashtë vendit. Siç shkruan Kostë Çekrezi, në kohën e turqve të rinj “Gazeta dhe…
OA Univers SQ

Ndre Mjeda – 8, nën vështrimin shkencor të Mentor Qukut

Prof. Dr. Njazi Kazazi
Ka dalë nga botimi Ndre Mjeda - 8, nën vështrimin shkencor të studiuesit Mentor Quku, i cili u është përkushtuar vitet e fundit studimit rrënjësor dhe publikimit të botimeve dhe veprës shkencore të autorit tonë të njohur. Kush është Mentor Quku? Ai lindi në Korçë më 20 janar 1939. Në qershor të viti…
OA Univers SQ

Përsiatjet shpirtërore në poezinë e Naim Frashërit

Ma. Jolanda Lila
Punimi shkencore me temë ”Përsiatjet shpirtërore në poezinë e Naim Frashërit” nxjerr në pah dimensionet shpirtërore të botëkuptimit poetik naimjan. Studimi ka në fokus vargjet e para të krijuara prej Naim Frashërit në persisht (1875), të cilat i përmblodhi më 1885 në librin “Tehajulat”.Ky libër u pë…
OA Univers SQ

Si u bë shqipja gjuhë zyrtare dhe përpjekjet e para për standardizimin e gjuhës shqipe

Hasan Bello
(- Nga fillimi deri në 40 vitet e shekullit XX) Medimin se gjuha letrare kombëtare shqipe do të formohej nga shkrirja dhe përzierja e dialekteve të saj e ka mbrojtur Sami Frashëri që në vitin 1899. Lëvizjet në këtë drejtim kanë filluar gjatë Rilindjes Kombëtare nga figurat si Dervish Hima, Luigj Gur…
OA Univers SQ

Shkolla Shqipe me mësim plotësues, realitet në 100-vjetorin e Pavarësisë

Ma. Valentina Çela
Gjuha e folur shqipe rrjedh nga thellësia e shekujve, nga ilirishtja, arbërishtja, shqipja. Ajo u rezistoi të gjitha stuhive të përplasura mbi të. Sot është ndër 5-6 gjuhët më të rëndësishme në Europë dhe ndër 11 gjuhët më të rëndësishme në botë. Gjuha shqipe flitet në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedo…