880 rezultate

Faqja 8 / 74

Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë

Lirije Bytyqi Beqiri, Skënder Mekolli
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qëllimi i studimit është të identifikojmë sfidat e mësimdhënësve të arsimit fillor, me të cilat ballafaqohen gjatë punës me…

Qasja metodike e mësimdhënësve për zhvillimin e lexim-kuptimit te nxënësit

Bekim Morina, Zehrije Plakolli, Arbnesha Mexhuani, Agim Bujari
Qasja metodike e mësimdhënësve në zhvillimin e lexim-kuptimit ka rol përcaktues në formimin e aftësive bazë të nxënësve dhe ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e tyre në vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i qasjes metodike të mësimdhënësve gjatë procesit …

Nevojat për zhvillim profesional të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollës në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Agim Bujari
Një sistem kualitativ dhe efikas i arsimit është një ndër mjetet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të një vendi. Shkollat dhe stafi i tyre kanë rol vendimtar sa u përket shkollimit, arsimimit, trajnimit të kuadrove të reja, duke i mundësuar vendit të përmbushë standardet dhe t’i bashkohet fam…

Roli i aktiveve profesionale në arsimin fillor në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie

Lirije Beqiri
Ky hulumtim paraqet sistemin e funksionimit të aktiveve profesionale (departamenteve) në shkolla. Fokusi i hulumtimit është në organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e aktiveve profesionale (departamenteve) të arsimit fillor. Qëllimi i hulumtimit është të ofrojmë një analizë të detajuar mbi funksion…

Anëtarësimet e institucioneve nga fusha e arsimit për të rritur në organizata ndërkombëtare – përvojat dhe mundësitë

Haxhere Zylfiu
Ndonëse vizioni për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë e inkurajon dhe e promovon mësimin gjatë gjithë jetës, në përputhje me trendët e transformimit global, megjithatë, përparimet në fushën e arsimin për të rritur dhe aftësimit për të nxënë gjatë gjithë jetës vazhdojnë të jenë sfidë. Mu…
OA Univers SQ

Shpjegime mbi kuptimin e drejtë të riteve islame në jetën e përditshme

Alban Kodra
Për veprimet apo sjelljet e çdo njeriu, Allahu i Madhërishëm ka caktuar rregulla të veçanta duke synuar që njeriu të përmbushë qëllimin e krijimit të tij duke i respektuar ato. Edhe për rastet e gëzimit dhe pikëllimit që njeriu përjeton gjatë jetes së tij, Islami ka caktuar rregulla të tilla. K…