Botimi më i fundit i studiuesit Bejtullah Destani i titulluar "Hasan bej Prishtina - Dokumente historike nga arkivat italiane" është një befasi i këndëshme për çdo adhurues të historisë. Ai sjell një përmbledhje mjaft interesante dokumentesh të zbuluara prej tij në arkivat italiane në lidhje me një …
Në arkivin e familjes Kopliku të Shkodrës gjendet një dokument me vlera për historinë sociale të fillimit të shekullit XVIII. Ditari është mbajtur në osmanishten e kohës me ndonjë dua në arabisht, sidomos kur shënon lindjen e një fëmije, martesën e një djali apo vajze apo vdekjen e ndonjë personalit…
Autorja, duke u mbështetur në një material të gjetur në një arkiv të Venecies kohët e fundit nga prof. Lucia Nadin që përmban kujtimet e misionarit françeskan Cherubino da Trento nga qëndrimi në Shqipërinë e veriut, u përqendrua në kultin e Shën Aleksandrit në Malin e Oroshit në Mirditë, duke e iden…
Një ndër figurat që zë vend me rëndësi në historinë tonë kombëtare është figura e Isa Boletinit. Isa Boletini jetoi dhe veproi në kapërcyell të dy periudhave të ndryshme kohore, në dekadat e fundit të Perandorisë Osmane dhe në vitet e para të paslargimit të saj nga trojet tona. Një pjesë të madhe të…
Zhvillimi i standardeve në përshkrimin arkivor dhe përshkrimi i hollë-sishëm i individëve të veçantë, familjeve dhe institucioneve, është në fazën fillestare. Ka përpara mjaft sfida intelektuale, teknike, kulturore, gjuhësore e politike në të cilat kërkohet impenjim deri në përfundimin me sukses. Në…
Rexhep Qosja është ndër të rrallët intelektualë bashkëkohorë që ka shpre-hur interesim të merret pothuajse me çdo gjë që ka të bëjë me gjuhën, histo-rinë, letërsinë, artin, historinë e letërsisë, publicistikën e lëmenj të tjerë të kulturës shqiptare. Në cilëndo fushë që e ka sprovuar veten, me përja…
Ky studim synon të paraqesë një pasqyrë të aspektit të zhvillimit dhe krahasimit të shërbimit dhe zgjidhjes së kërkesave social-juridike në dy periudha dhe institucione të ndryshme. Referuar Ligjit nr. 6853, datë 27.12.1983 mbi Administrimin e Kërke-save, ish-Këshilli Popullor drejtonte në njësitë e…
Fondet arkivore personale përbëhen nga një numër i dokumenteve të krijuara në mënyrë organike gjatë jetës dhe punës së individëve të cilët kanë pasur rol me rëndësi në jetën shoqëro-politike të një komuniteti a të një vendi. Krahas fondeve dhe koleksioneve të përgjithshme, në Arkivin e Kosovës ruhen…
Bota në dy vjetët e fundit u përballë me pandeminë Covid-19, e cila la pasojat në të gjitha fushat, edhe në arkivistikë. Bazuar në përvojën e AShAK-së dhe përvojën time personale si punonjëse në këtë institucion, në kumte-sën time do të vë në diskutim pandeminë Covid-19 në përditshmërinë tonë, prani…
Pas shtypjes së kryengritjes së Kosovës (1910) grupe të mëdha njerëzish nga Kosova, së bashku me disa nga prijësit e lëvizjes kombëtare, u dety-ruan ta braktisin vendin e vet dhe kërkuan strehim në Mal të Zi. Një ndër ta, madje i pari, që erdhi në Mal të Zi ishte Isa Boletini, i cili fillimisht u ve…
Arkivat janë vendet kryesore ku gjenden burime të shkruara historike- arkivore. Në Shqipëri arkivat, si institucion, kanë një histori prej më shumë se 70 vjetësh. Pas Luftës së Dytë Botërore nevoja e ngritjes dhe e fun-ksionimit të një strukture shtetërore solli në vëmendje domosdoshmërinë e grumbul…
Arkivat janë asete të paçmuara për shoqërinë pasi shërbejnë si urë lidhëse dhe komunikimi midis epokave të shoqërisë dhe gjeneratave të njerëzimit. Kjo vlerë e pamohueshme e tyre krijon një raport të ngushtë të arkivave me publikun, ndaj dhe institucionet arkivore duhet ta mbështesin kulturën e arki…