Articles Journals Publishers Subjects

844 results

Page 70 / 71

Selman Riza - Studiues dhe kritik

Ali Dhrimo
Vështruar si kohëzgjatje, veprimtaria kërkimore e Rizës është tejet e shkurtër. Nuk ka hulumtues të dytë që të ketë pasur aq pak kohë për kërkime në lëmin e albanologjisë sa ai. Ndërkaq si pjellori, kjo veprimtari është përsëri e pashoqe, jo vetëm si vëllim (mbi 2300 faqe), por edhe si arritje, me …

Selman Riza - Gjuhëtar kritik

Bahri Beci
Selman Riza kulmin e veprimtarisë së tij shkencore në fushën e gjuhësisë e arriti në periudhën ndërmjet viteve 1956- 1967. Ishte e vetmja periudhë “e qetë” në veprimtarinë e tij shkencore. E qetë në thonjëza, sepse pikërisht gjatë kësaj periudhe u përgatit kalvari i vuajtjeve të fundit që e ndoqën e…

Selman Riza për paskajoren e shqipes

Ragip Mulaku
Filologu i mirëfilltë i dijeve albanologjike, prof. Selman Riza në studimet e tij gjuhësore shquhet për analiza tezash dhe për gjykime të mprehta e koncize që vërehen sheshazi pasi t’i ketë shqyrtuar imtësisht çështjet që shtron për t’i zgjidhur. Përveç këtyre, ai shquhet edhe më shumë për metodën …

Vendi i Selman Rizës në shkencat albanologjike

KOL Topalli
Rruga e gjatë dhe e vështirë drejt shkencës nuk është e njëjtë për të gjithë ata që duan të ngjiten në majat e saj. Disa kanë fatin e mirë të punojnë në kushte komode, të ecin në udhë të sheshta dhe të bëjnë çdo ditë hapa të sigurt për ta shkurtuar distancën drejt majave të saj. Por disa të tjerëve…

Shmangia prej llojeve-tip në veprën e Camajt

Shaban Sinani
Ndryshe prej Camajt studiues: filolog, gjuhëtar, etnolog - krejt i drejtpërdrejtë dhe qartësisht i shqiptuar; Camaj shkrimtar e poet, përveç dy vëllimeve më të hershme me vjersha që i botoi në Kosovë, në tekstet letrare, në prozë e në poezi, e përqendron fort figurën dhe mendimin e vet, dhe në mënyr…

Wir Sind Die Deinen. Studien zur albanischen sprache, literatur und kulturgeschichte, dem gedenken an Martin Camaj (1925-1992) gewidmet

Anila Omari
Kur në vitin 2005 zhvillohej në Mynih konferenca kushtuar 80 vjetorit të lindjes së Martin Camajt, themeluesit të katedrës së Albanologjisë pranë Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, një studente e mbylli tubimin duke premtuar një dhuratë-surprizë të veçantë që ish studentët dhe kolegët e tij…