Artikujt Revista Botuesit Lëndët

120 rezultate

Faqja 7 / 10

Dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjionit të Prizrenit

Elizabeta Krasniqi
Arkivi Regjional i Prizrenit në administrimin e vet ka Fondin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjionit tonë, të cilin e ka rregulluar dhe përpunuar me normat e kërkuara profesionale dhe ka një përkujdesje të posaçme për të. Mbështetur në dokumentet e këtij fondi që përbëhet nga 24 kuti arki…

Përpjekjet e zotërve të arbërisë veriore për të fuqizuar zotërimet e tyre

Qerim Dalipi
Mbi bazën e burimeve dhe të literaturës relevante synohet që të nxirren në pah përpjekjet e zotëruesve të Arbërisë Veriore për të fuqizuar zotërimet e tyre, proces që nisi pas betejës së Angorës. Në këtë kuadër trajtohet përpjekja e Gjergjit II Balshës për t’i rikthyer nën pushtetin e tij zotërimet …

Socialism in action

Ylber Marku
Based mainly on Albanian primary sources, this article is a comparative analysis of the Ideological and Cultural Revolution in communist Albania in the mid 1960s. The article emphasizes the importance that the regime placed on the historical tradition of mass mobilizations accumulated in other commu…
OA PHOENIX SQ

Të rilindet gegnishtja!

Ardian Ndreca
Atëherë kur, jo burrnija e rojeve, por, pafuqija e skopajve i rrinte sogje mëkateve të nji pushteti gjakatar, askurrkush nuk pati za për me çilë gojën kundër dhunës qi po i bahej kulturës shqiptare, historisë sonë e punës zelltare të qindra intelektualëve të heshtun e zamëdhaj, - tue e zhbi gegnisht…
OA PHOENIX SQ

Ironie fatit dhe e rastisjeve të kqija.

Lec Shllaku
Në kohën kur Martin Luteri, me përkthimin e Bibljes në gjermanisht, atë gjuhë, që u vulos përfundimisht si gjuhë letrare e zyrtare e atij populli të madh, pararojë n'Europë, në Shqipni, Gjon Buzuku, nxirrte edhe ai «Mesharin» e vet në gjuhen shqipe, atë vepër të madhe monumentale, nji nderë e peng i…
OA PHOENIX SQ

Fjalori i parë i gjuhës Shqipe (1635)

Tomor Osmani
Këtë vit përkujtojmë 370-vjetorin e botimit të fjalorit të parë të gjuhës shqipe, atë të Frang Bardhit me titull “Fjalor latinisht- shqip...” ( “Dictionarium latino-epiroticum ...” par R.D.Franciscum Blanchum Epirotam Romae, 1635). Është vit edhe i përkujtimit të një ngjarjeje të adhe të kulturës so…
OA PHOENIX SQ

Drejt vitit 2000

Desdemond Tutu
Duke shikuar gjëndjen e botës mund të kuptojmë nëse Zoti ka pasur një plan të përcaktuar. Vetëm në këtë shekull kemi jetuar dy luftëra botërore dhe shumë konflikte të tjera. Për 19 shekuj pas Krishtit, skllavëria ka ushtruar pushtetin e saj mes njerëzve, të cilët mbanin bindjen se njerëzit janë krij…

Historiku i fondkrijuesit të Komitetit Ekzekutiv i Këshillit popullor i Rrethit Përmet 1945-1965

Lorenc Agalliu
Fondet arkivore të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve janë fondet kryesore që ruhen dhe administrohen nga arkivat shte-tërore vendore. Gjatë përpunimit tekniko-shkencor të dokumenteve arkivore të këtyre fondeve shpesh arkivistët hasin në vështirësi lidhur me ndërtimin e struk-…

Popullsia dhe vendbanimet e Ulqinit në shek. XIX sipas dokumenteve arkivore malazeze

Nail Draga
Rasti i Ulqinit është i veçantë në historinë tonë kombëtare sepse në saje të presionit të Fuqive të Mëdha nga ana e Perandorisë Osmane ky qytet me rrethinën e ngushtë iu dorëzua malazezëve në nëntor të vitit 1880. Në rrethana të reja shoqërore dhe nga pakënaqësia nën administrimin e Malit të Zi, rre…

Përqasje historike e zhvillimit arkivor në Kosovë

Fikrije Berisha
Lindja e dokumenteve historikisht ka ndodhur atëherë kur edhe ka lindur shkrimi si mënyrë komunikimi në shoqëri, si kërkesë objektive e zhvillimit shoqëror dhe si nevojë për funksionimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme njerëzore. Dokumentet e para i gjejmë herët, diku në mijëvjeçarin e tretë …

Shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë 1990-1997, sipas materialeve të Arkivit të Kosovës

Adem Ademi
Punimi që paraqesim do të përpiqet të trajtojë interesimin e misioneve diplomatike për zhvillimet politike në Kosovë gjatë periudhës së pushtimit 1990 – 1997 nga pushteti represiv serb. Tema në fjalë analizon me theks të veçantë shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë nga pushteti represiv s…