1,031 results

Page 65 / 86
OA Optime SQ

Burimet dhe benefitet e vitaminës C

Krenaida Taraj, Asela Hasa, Alba Muca · Albanian University, Fakulteti i Shkencave Mjekësor e D…
  Vitamina C ka një rëndësi shumë të madhe në dietën ushqimore të çdo individi, prandaj është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i secilit prej nesh lidhur me burimet e Vitaminës C në produktet ushqimore të cilat ne konsumojmë, doza e rekomanduar ditore dhe rastet e marrjes së Vitaminës C nëpërmjet …

Presidenti Wilson, Shqipëria dhe Konferenca e Paqes së Parisit në revistën “Yll’i Mëngjezit”

Bertina Salliu
Me anë të këtij artikulli dëshirojmë të paraqesim një tablo analitike të tre komponentëve kryesorë që trajtohen specifikisht në revistën “Yll’i Mëngjezit”: Presidentin Wilson, Shqipërinë dhe Konferencën e Paqes së Parisit. Përzgjedhja e kësaj teme nuk është e rastësishme, pasi jemi pikërisht në nj…

Relike të hershme të monumenteve të fjalës në luginën e Shkumbinit

Skënder Karriqi
Teksa mediton mbi variante të tilla, ku brenda rrëfimit në prozë ka prani vargjesh, të cilat edhe ato bëhen objekt i rrëfimit për shkak të natyrës së veçantë të organizimit të fjalës, një mendje të thotë se sot ato s’janë gjë tjetër, veçse variantet e dekonstruktuara të varianteve historike në vargj…

Manastiri i Gjon Vladimirit, qendër e rëndësishme për shkrimet shqipe

Andrea Llukani
Me shkatërrimin e Akademisë së Voskopojës, për t‘u shpëtuar përndjekjeve, shumë dijetarë gjetën strehë në manastirin e Gjon Vladimirit. Manastiri u kthye në qendër ku u bënë shumë përkthime, me anën e të cilave u kultivua gjuha shqipe1. Këtë fakt e vërtetojnë dorëshkrimet e shumta që janë gjetur në …

Reformat arsimore mes dy periudhave historike - Arsimi shqiptar nëpërmjet dorëshkrimeve

Besnik Bashaliu
Në këtë punim që po i prezantohet sot lexuesit të Albanon, synohet që nëpërmjet udhëtimit në dokumente zyrtare të rralla arkivore, të evidentohen procese të rëndësishme të transformimit të sistemit arsimor shqiptar gjatë viteve 1934 - 1940, që përkojnë me dy periudha të rëndësishme të historisë së S…

Hapja e të dhënave dhe qasja në dokumente zyrtare

Shqipe Bekteshi Muçolli · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Me qëllim të ngritjes së transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së administratës shtetërore, Qeveria e Republikës e Kosovës mori iniciativë për Hapjen e të Dhënave (Open Data). Kjo iniciativë udhëhiqet nga Ministria e Administratës Publike dhe filloi së zbatuari më 13 maj 2016, kur Qeveria e…

Përpunimi i lëndës arkivore, rëndësia e saj dhe arkivisti

Fatjon Lalaj · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në Konferencën IV Ndërkombëtare të Arkivistikës do të paraqesim një punim tipik të punës arkivore, i fokusuar te rëndësia e përpunimit të lëndës arkivore. Ky punim merr shkas nga problematikat e hasura nga puna disavjeçare në Arkivin Qendror të Shtetit. Jo rrallëherë ndodh që të konsultosh një dosje…

Jehona e periudhës së Skënderbeut në krijimet popullore të Elbasanit

Qemal Haxhihasani
Një nga trevat ku u ruajt lavdia e periudhës së Skenderbeut nëpër krijimet tradicionale ka qenë edhe Elbasani. Në këtë trevë, siç dëshmojnë dokumentet e kohës, u shtjelluan ngjarje të rëndësishme. Që në vitet ’30 të shekullit XV, me Arianitin, këtu ish ngritur një barrikadë e fuqishme kundër rrebesh…

Ngritja e nivelit të vetëdijësimit të stafit të administratës publike në mbrojtjen e dokumentacionit arkivor

Refike Sülçevsi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Institucionet e administratës publike si dhe institucionet e tjera publiko-private dhe private gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë sasi të madhe të dokumenteve arkivore. Ato dokumente janë burim i rëndësishëm i informatave për funksionimin e atyre institucioneve, por më vonë edhe burim i rëndësishëm…