1,045 results

Page 60 / 88

Çështje të receptimit të “letërsisë së sirtarëve” rasti i Zef Zorbës

Viola Isufaj
Gjatë hulumtimit të periodikëve, intervistave, artikujve publicistikë, shkencorë, antologjive si dhe kapitujve që i kushtohen Zef Zorbës brenda studimeve të tjera, gjetëm disa të dhëna, të cilat, të gjitha së bashku, të organizuara në një sistem, përbëjnë një dëshmi të pritjes së tij, -me të vërtetë…

Përtej aljamiados: tekstet shqipe letrare të traditës islame me alfabet grek

Fatos Dibra
Në këtë punim do të prezantojmë disa rezultate të një pune ende në vijim mbi disa tekste të traditës islame, të shkruara me alfabet grek nga autorë bektashianë. Dukuria meriton një vëmendje specifike për shkak se përbën një shembull të pa marrë parasysh sa duhet (përveç përpjekjeve tona) në studimet…

Përkthimet dhe parapëlqimet letrare e kulturore, si tregues i pozicionimit estetik-letrar dhe paratopisë krijuese të poetit Vilson Blloshmi

Tomorr Plangarica
Studimi synon të sjellë të dhëna dhe të bëjë interpretime për një rast tejet specifik në letrat shqipe, për një poet, krijimtaria e të cilit u vu në kontakt me lexuesin veçse shumë vite pas largimit nga jeta të autorit të tyre. Bëhet fjalë për Vilson Blloshmin (i pushkatuar kur ishte 29 vjeç (1948-1…

Albert Riska, gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën Shqipe, Kristalina, Tiranë, 2022

anil Omari
Prof. Albert Riska është ndoshta i vetmi studiues shqiptar në kohën e sotme që i është kushtuar studimit të rikonstruksionit të fjalëve të shqipes në rrafshin indoeuropian. Në fakt universitetet tona nuk nxjerrin indoeuropianistë dhe nuk ofrojnë lëndë formuese në gjuhësi indoeuropiane. Prandaj vlerë…

Letrarizimi i personaliteteve historike në disa romane të Kadaresë

Gëzim Aliu
Ismail Kadare është shkrimtar i temave të mëdha, që kanë të bëjnë me shtetin, pushtetin, ideologjitë, politikën, krimet shtetërore. Në pjesën më të madhe të romaneve të tij hasim praninë e këtyre temave e motiveve, që lidhen si me të kaluarën historike, ashtu edhe me kohën e autorit real, periudha k…
OA Art Studies SQ

A ёshtё realizmi socialist njё arkiv ?

Raino Isto
Një sërë përpjekjesh studimore janë rrekur të përvijojnë joshjen që paraqet arkivi, jo vetëm nga ana e përmbajtjes, por edhe si formë (an)estetike, për modernizmin (dhe post-modernizmin). Megjithatë, derimë tani, përpjekjet për të kuptuar saktësisht marrëdhënien midis realizmit socialist dhe arkivit…
OA Art Studies SQ

Nga kurimi i rastisjes te kurimi i shkatërrimit

Sonja Lau
E dashur SonjaUnё qё ju shkruaj jam Jonida Gashi, Pёrgjegjёse e Departamentit tё Studimit tё Artit pranё Institutit tё Antropologjisё Kulturore dhe Studimit tё Artit nё Tiranё, pjesё e Akademisё sё Studimeve Albanologjike. […] pati mirёsinё tё mё pёrcjelli adresёn tuaj tё email-it.Sё pari, shpresoj …

Kontributi i Joklit për etnogjenezën e shqiptarëve në një analizë kritike të veprës së Seliščevit

Anila Omari
Në fillim të shek. XX ndryshoi qasja ndaj autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre aktuale, e cila në shek. XIX nuk vihej në dyshim. Sidomos me studimet e romanistit e ballkanologut G. Weigand, midis gjuhëtarëve u përhap teza trake e prejardhjes së shqiptarëve, që nënkuptonte një imigrim nga troj…

Tryezë shkencore “Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: Ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”

Evalda Paci
Më datën 27 prill 2022, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), organizoi tryezën shkencore me temë ”Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”…