Artikujt Revista Botuesit Lëndët

73 rezultate

Faqja 6 / 7

Mërgimi i fjalës si 'mit' dhe evolucioni i shqipes letrare: rasti i poezisë dygjuhëshe

Blerina Suta
Poezia dygjuhëshe në traditën letrare shqiptare, sidomos ajo shqip-italisht, zhvilluar në rrethana specifike të rrezikut historik të bjerrjes, ka kryer në rrafsh të gjuhës letrare atë funksion të ruajtjes dhe zgjerimit që gjuha e folur pati kryer në vazhdimësi në zonat apo qarqet kulturore kufitare …
OA Univers SQ

Mbi historinë e parrëfyer detare të shqiptarëve

Ardian Muhaj
Edhe pse jemi një nga popujt që kemi jetuar në brigjet e Mesdheut për mijëra vite, jemi ndoshta të vetmit mesdhetarë që pothuajse nuk i kemi lëvruar studimet e historisë detare. Duket në  fakt e pabesueshme se sa pak studime mbi detin janë ndërmarrë nga shkenca shqiptare në përgjithësi dhe nga …

Kinizmat dhe kalkimet me përmbajtje kineze në letrat shqipe në romanet “Koncert në fund të dimrit” (I. Kadare) dhe “Dragoi i fildishtë” (F. Kongoli) e ndonjë tjetër

Ruzhdi Stringa
Kur përmend letra të shkruara, nisur nga qëllimi i vënë që në titull, do të mbaj parasysh fillimisht letërsinë, dhe pastaj lajmëtarinë. Veprat letrare lexohen më shumë për kënaqësi, por edhe për njohuri, më pak për informim; lajmet lexohen, në përgjithësi, për t’u informuar. Këtë nuk e them unë i pa…
OA Univers SQ

Roli i binomit vazhdimësi-ndërprerje në studimin e botës, në shkencë e teknologji

Prof. Dr. Rexhep Meidani
Në ndërtimin e një botëkuptimi një rol të veçantë ka luajtur dhe evolucioni binar i dy koncepteve bazike: konceptit të vazhdimësisë dhe atij të ndërprerjes. Kjo dikotomi e tipit vazhdimësi - ndërprerje është pasqyruar në shekuj në kërkim të përgjigjes ndaj disa pyetjeve themelore që, në thelb, mishë…

J. Gjinari, Studime për gjuhën shqipe dhe dialektet e saj, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Botime Albanologjike, Tiranë, 2015

Anila Omari
Në këtë vëllim janë përmbledhur punimet më të rëndësishme e më përfaqësuese të punës shumëvjeçare të prof. Jorgji Gjinarit në fushë të dialektologjisë, të historisë së gjuhës shqipe e të gjuhës letrare shqipe. Vëllimi është ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë përfshin studime për historinë e gjuhës shq…

Astrit Delvina si eksperimentues i sinestezisë në letërsinë shqiptare

Odeta Zhegu
Astrit Delvina hyn në grupin e autorëve të letërsisë që u dënuan herët e në vazhdimësi nga diktatura me asgjësim të plotë, me pengim të çdo orvatjeje për t’iu afruar penës dhe me harrim. Me gjithë këto përpjekje të persekutorëve të tij, ky autor arriti të mbijetojë, ose, më mirë, arriti të mbijetojë…

Jetësimi i rekomandimeve të hulumtimeve nga instituti pedagogjik i kosovës për arsimin e të rriturve në politikats dhe praktikat e këtij komponenti

Haxhere Zylfiu
Arsimi i të rriturve në Kosovë (ARr) është tematikë e trajtuar në vazhdimësi në kuadër të veprimtarisë hulumtuese të Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK). Janë shtatë raporte të hulumtimeve të publikuara, qoftë si botime të veçanta, apo pjesë e vjetarit Kërkime Pedagogjike. Mbi bazën e gjetjeve ja…