Articles Journals Publishers Subjects

114 results

Page 6 / 10
OA Optime SQ

Faktorët e riskut për sjelljet-dëmtuese në adoleshencë

Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi, Inva Cela
Qëllimi i këtij studimi është të paraqitet prevalenca e sjelljeve vetëdëmtuese tek adoleshentët që kanë probleme me sjelljen dhe janë referuar nga mësuesit në shërbimet psikologjike në shkollë. Synim tjetër është të eksplorohet lidhja midis faktorëve psiko-socialë të sjelljeve vetëdëmtuese rastësore…
OA Optime SQ

Efektet anësore të një grupi antibiotikësh të përdorur për trajtimet periodontale

Saimir Heta, Ilma Robo
Për trajtimin e sëmundjeve periodontale preferohen kombinime antibiotikësh me qëllimin e goditjes së fl orës bakteriale sipas karakteristikave të saj, aerobe anaerobe, gram negative dhe gram positive, ku antibiotikë të caktuar veprojnë mbi baktere të caktuara. Nga literatura janë mbledhur të dhënat …
OA Optime SQ

Faktorët e rriskut për përfshirje në sjellje kriminale në adoleshencë

Eglantina Dervishi, Ani Beqo, Blerta Doci
Numri i të miturve të përfshirë në sjellje kriminale është i konsiderueshëm dhe duke iu referuar statistikave, ky numër po vjen në rritje. Duket se disa tregues të lidhur me ambientin familjar dalin si faktorë risku për përfshirjen e adoleshentit në sjellje kriminale. Përveç influencës që faktorët p…
OA Univers SQ

Dilemat e sigurisë për mosshtimin e armëve strategjike në Lindjen e Mesme

Prof. Dr. Riad Kahvaxhi
Rajoni i Lindjes së Mesme ka qenë vazhdimisht një terren lufte për fuqitë e Perëndimit dhe të Lindjes gjatë kohës së Luftës së Ftohtë dhe për pasojë, ajo ka qenë një arenë e hapur, ku të dy fuqitë e mëdha kishin përfaqësuesit e vet që ndesheshin midis tyre. SHBA, udhëhiqte dhe mbështeste bllokun e v…
OA Optime SQ

Kartat themelore të shtetit Shqiptar dhe rëndësia që ato i kanë dhënë parimit të laicizmit

Ismail Tafani, Fatmir Tartale
Nё Deklaratёn e Pavarësisë, edhe pse jo nё mёnyrё eksplicite, shprehet njё formё ndarjeje midis shtetit dhe besimit fetar, kjo pёr tё bёrё tё mundur qё shteti i ri tё mos kishte infl uencё osmane nёpёrmjet besimit islam. Statuti Organik i Mbretёrisё Shqiptare e parashikoi tё shprehur pёr herё tё par…
OA Optime SQ

Përcaktuesit makroekonomikë dhe bankarë të përfitimit të bankave në Shqipëri

Fatmira Kola, Erjon Sula
Sektori bankar ka një rol kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi. Ekonomitë e vendeve në zhvillim karakterizohen nga kërkesa e lartë për kredi duke rritur investimet. Rritja e kreditimit gjeneron të ardhura nga interesat për bankat. Këto të ardhura janë edhe më të larta në rastet kur tregu karakter…
OA Optime SQ

Mungesa e informimit publik në lidhje me përdorimin e dekongjestionantëve të sferës së ORL-së

Joana Hankollari
Në American Journal of Emergency Medicine (2007) bëri bujë raportimi i rastit të një pacienti 45 vjeçar, që pësoi ishemi cerebrale pas një historie të gjatë të përdorimit të nafazolinës nazale. Pacienti nuk kishte faktorë risku për evente cerebrovaskulare. Në shumë studime botërore është ngritur hip…
OA Optime SQ

Kafeina, gjenotipet e cyp1a2 dhe rreziku i infarktit të miokardit

Suela Zeneli, Aida Dama
Infarkti i Miokardit është një nga patologjitë me rrezik për jetën. Qëllimi i këtij studimi është njohja e lidhjes mes konsumit të kafes me sëmundjet kardiovaskulare. Metodat: Studimi është realizuar duke grumbulluar informacione nga farmacitë e rrjetit të hapur në Tiranë, në Q.S.U.T. “Nënë Tereza” …
OA Optime SQ

Autizmi në qarkun e Elbasanit

Saimir Bakalli, Eralda Krasniqi
Studimi është kryer në qarkun e Elbasanit dhe përshkruan sëmundjen e autizmit i cili kohët e fundit po merr përmasa gjithnjë e më të gjëra. Rastet e shqyrtuara në këtë studim janë pjesë e punës së vazhdueshme diagnostikuese dhe trajtuese e autizmit. Risia që sjell ky studim janë shifrat e larta për …
OA Univers SQ

Kuvendi Kombëtar i Mukjes dhe rëndësia e tij historike

Uran Butka
Mbledhja e Mukjes, që ka dimensionet dhe vlerat e një kuvendi kombëtar, u zhvillua më datat 1–3 gusht të vitit 1943. Në një kapërcyell kohësh: në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë; në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftë…