Artikujt Revista Botuesit Lëndët

195 rezultate

Faqja 6 / 17
OA Univers SQ

Kuvendi themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në xhaminë Bajrak

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Kuvendi historik i Prizrenit, në të cilin u themelua Lidhja Shqiptare, u mbajt në Bajrak xhami (në Xhaminë Flamur) të këtij qyteti. Edhe pse ishte një objekt i kultit islam, në të morën pjesë jo vetëm 38 pjesëmarrës muslimanë, por përkrah tyre u rreshtuan dhe pesë delegatë kristianë (ortodoksë e kat…
OA Univers SQ

Shpallja e Pavarësisë në kujtimet e Ferid Vokopolës

Bedri Telegrafi
Ferit Vokopola (1887-1967) erudit, atdhetar i flaktë, poet me forcë vargu, filozof idealist, eseist, përkthyes dhe poliglot i shquar. Zhvilloi veprimtari intensive atdhetare, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës më 1912 dhe publikoi fjalimin e Ismail Qemalit më 1914 në gazetën “Përlindja”. Si protagonist…
OA Univers SQ

Meditim rreth librit “Shpalosje etnopedagogjike” të prof. dr. Shefik Osmani

Prof. Dr. Musa Kraja
Vepra “Shpalosje etnopedagogjike” paraqet veprimtarinë e mbi 30 personaliteteve të njohur, megjithëkëtë, libri nuk duhet parë me syrin e 60, 70 apo 80-vjeçarëve, që i kanë njohur ose kanë lexuar për traditën shqiptare. Disa portrete në mënyrë të sintetizuar janë edhe në fjalorin pedagogjik të profes…
OA Univers SQ

Konsulta gjuhësore e Prishtinës- Akt madhor i përbashkësisë gjuhësore të shqiptarëve

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Më datën 23 prill 2008, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Shoqata e Gjuhës Shqipe të Kosovës organizuan Sesionin Shkencor përkujtimor me temë “Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)”. Këshilli organizues i Sesionit përbëhej nga akad. Idriz Ajeti, akad. Rexhep Qosja, prof. Shefkije Islamaj (kry…
OA Univers SQ

Program i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit -“kushtetuta” e “vilajeteve të bashkuara”

Prof.dr. Gazmend Shpuza
Në këtë artikull trajtohet programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të autori me prejardhje lumjane, Sulejman Kylçe, na jep të dhëna fundamentale mbi zhvillimin e Kuvendit të Prizrenit të datave 15-17 qershor 1878. Atë ditë, delegatët e Kuvendit deklaruan: "Mallkuar qoftë kush mendon vetëm pë…
OA Univers SQ

Gjuha e veprimtarive fetare si pjesë përbërëse e kulturës së gjuhës

Prof. Dr. Njazi Kazazi
Stili i veprimtarisë fetare, nga studiues të fushës së stilistikës dhe pragmatikës, klasifikohet si pjesë përbërëse e stileve funksionale të gjuhës shqipe, krahas stileve të veprimtarive shkencore e teknike, shtetërore-administrative, shoqërore-politike dhe letrare-artistike.Pa u zgjatur në cilësitë…
OA Univers SQ

Qëmtime për jetën dhe veprën e veprimtarëve pedagogjiko-arsimore të fesë islame në Ulqin

Dr. Maksut Haxhibrahimi
Jeta dhe vepra e Hafëz Ali Riza Ulqinakut (1855 – 1913) Në Ulqin, si krijues vlerash kulturore dhe shkollore përmendet hafëz Ali Riza Ulqinaku, i cili ka shkruar “Mevludin”. Në gjuhën shqipe e kanë shkruar “Mevludin”, edhe shkrimtarë shqiptarë, si Hasan Zyko, Ismail Floqi, Haxhi Çiçkaj, Avdullah Kon…
OA Univers SQ

Figura e Ali efendi Jakupit, shembulli i muslimanit të shquar të shek. XX

Ramadan Shkodra
Për të njohur figurën shumëdimensionale e poliedrike të Ali efendiut, mjafton të shohim mendimet që ai jep për dy dijetarët e njohur, Mustafa Sabri dhe Hasan el-Bena. Vetë njohja e shoqërimi, si dhe bashkëpunimi me personalitete të tilla të Botës Islame, më së miri flasin për thellësinë e mendimit t…