Articles Journals Publishers Subjects

183 results

Page 6 / 16
OA Optime SQ

Veçoritë e shoqërive tregtare që ushtrojnë veprimtari mediatike

Brikena Kasmi
Ky punim ka për qëllim të evidentojë rolin e medias në shoqërinë shqiptare si dhe evoluimin e formave të organizimit nga fillesat e deri në ditët e sotme. Punimi vjen në përputhje me zhvillimet e legjislacionit shqiptar në të drejtën tregtare dhe organizimin e masmedias në Shqipëri. Ndryshimet histo…

Nevoja për shërbimin pedagogjik-psikologjik në shkollimin parauniversitar të Kosovës

Januz Dërvodeli
Puna edukativo arsimore në shkollë do përgatitje, planifikim,organizim me mençuri të procesit të punës mësimore, me qëllim që në vazhdimësi të arrijë efektin e dëshiruar. Kjo është një veprimtari specifike, profesionale, e cila kërkon një përgatitje të veçantë arsimore. Në ndërmarrjet ekonomike, tek…

Rezultatet e provimit të maturës në shkolla profesionale në raport me vlerësimin e brendshëm

Luljeta Shala
Provimi i Maturës Shtetërore është vlerësimi i jashtëm që u bëhet maturantëve në përfundim të nivelit të tretë të shkollimit, gjegjësisht përfundimit të shkollimit parauniversitar. Ky provim është i standardizuar, monitoruar dhe vlerësuar, përmes të cilit dëshmohet shkalla e aftësimit të maturantëve…

Gjendja e planifikimit dhe realizimit të mësimit plotësues për nxënësit e shkollës fillore në Kosovë

Lirije Beqiri
Mësimi si proces edukativo-arsimor planifikohet dhe organizohet për nxënësit. Gjatë planifikimit të mësimit, mësimdhënësi bazohet në njohuritë e nxënësve mesatarë, duke mos lënë anash edhe nxënësit e zgjuar dhe talentet e as nxënësit të cilët për shkaqe të ndryshme mbesin mbrapa në mësime. Edhe për …

Analizë e trendëve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në Kosovë

Selim Mehmeti
Kjo analizë fokusohet në kontekstin e ri të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në Kosovë dhe në nismat aktuale të zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Kjo analizë përkon me fillimin e procesit të licencimit të mësimdhënësve në Kosovë, me vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe me për…
OA Optime SQ

Tirana, qyteti i gjelbër

Anisa Abazaj, Eranda Shalsi, Renis Tërshana
Qyteti i Tiranës ka pësuar transformime dërrmuese në dy dekadat e fundit, me pasoja në jetën dhe organizimin e qytetit, veçanërisht në strukturën urbane të tij. Gjatë kësaj periudhe Tirana është përballuar me një rritje të lartë dhe të menjëhershme të popullsisë, rritje të qarkullimit të automjetev…
OA Univers SQ

Kuvendi themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në xhaminë Bajrak

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Kuvendi historik i Prizrenit, në të cilin u themelua Lidhja Shqiptare, u mbajt në Bajrak xhami (në Xhaminë Flamur) të këtij qyteti. Edhe pse ishte një objekt i kultit islam, në të morën pjesë jo vetëm 38 pjesëmarrës muslimanë, por përkrah tyre u rreshtuan dhe pesë delegatë kristianë (ortodoksë e kat…
OA Univers SQ

Dilemat e sigurisë për mosshtimin e armëve strategjike në Lindjen e Mesme

Prof. Dr. Riad Kahvaxhi
Rajoni i Lindjes së Mesme ka qenë vazhdimisht një terren lufte për fuqitë e Perëndimit dhe të Lindjes gjatë kohës së Luftës së Ftohtë dhe për pasojë, ajo ka qenë një arenë e hapur, ku të dy fuqitë e mëdha kishin përfaqësuesit e vet që ndesheshin midis tyre. SHBA, udhëhiqte dhe mbështeste bllokun e v…

Rëndësia e TIK-ut dhe aktiviteteve edukative jashtëshkollore në të nxënit e pavarur

Arbnesha Mexhuani
Dihet se për një kohë të gjatë, i vetmi burim dijesh për nxënësit ka qenë shpjegimi i mësuesit dhe libri, si dhe varësia nga mësuesi, ndërsa sot përparimet në shkencë, në teknikë e në teknologji, si dhe informimi i shpejtë, ndikojnë pozitivisht për të bërë ndryshime të thella në organizimin e proces…

Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave në kosovë – instrumente për vetëvlerësim të përformancës dhe vetëzhvillim profesional

Osman Buleshkaj, Selim Mehmeti
Objektivi i këtij shkrimi është nxitja dhe motivimi i drejtorëve të shkollave në përvetësimin dhe praktikimin, në mënyrë të vazhdueshme, të standardeve të praktikës profesionale gjatë planifikimit, udhëheqjes, administrimit, organizimit dhe menaxhimit të punës së shkollës, me qëllim të arritjes së v…

Planifikimi dhe organizimi i piknikëve, vizitave, shëtitjeve dhe ekskursioneve mësimore në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë

Lirije Beqiri
Shkolla, si institucion edukativo-arsimor, veprimtarinë e saj e zhvillon në bazë të aktiviteteve të shumta. Veprimtari kryesore e shkollës është mësimi, në kuadër të të cilit organizohen aktivitete të ndryshme, me karakter edukativ dhe arsimor. Shkolla, krahas mësimit, duhet t’i përgatisë nxënësit…