Artikujt Revista Botuesit Lëndët

175 rezultate

Faqja 6 / 15
OA Optime SQ

Marrëdhënia mes bullizmit dhe vetvlerësimit të ulët tek të rinjtë

Brunilda Laboviti, Greta Katreli
Ky studim ka për qëllim të tregojë nëse ka një marrëdhënie korrelacionale që ekziston mes bullizmit dhe vetëvlerësimit të nxënësve, sa e fortë është kjo marrëdhënie dhe çfarë drejtimi ka. Fëmijët kalojnë një pjesë të konsiderueshme në shkollë në shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tyre,prandaj ata janë…

Qasjet metodike të mësimdhënësit që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësisë komunikuese dhe të mendimit kritik të nxënësve

Ismet Potera
Qëllimi i këtij hulumtimi është eksplorimi i qasjeve metodike të mësimdhënësve që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësive të buta (komunikimit dhe mendimi kritik) të nxënësve nga mësimdhënësi gjatë shtjellimit të përmbajtjeve mësimore. Mësimdhënësit e vëzhguar kanë përfunduar trajnimin për zhvillimin e …

Përmbajtjet në tekstet shkollore të letërsisë, në funksion të komunikimit efektiv të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta

Safete Shala
Është fakt i ditur që kulturën e përgjithshme të komunikimit nxënësit e marrin nga leximet e ndryshme dhe burimi më thelbësor mbeten tekstet shkollore, ngase qasja në këto tekste është e përditshme dhe e domosdoshme në procesin e mësimnxënies. Përmbajtjet e njësive letrare e kanë rolin thelbësor në …

Objektivizmi i mësimdhënësve në vlerësimin përfundimtar të nxënësve (klasa e nëntë) në rajonin e prishtinës

Bekim Morina
Vlerësim përfundimtar i nxënësve nga mësimdhënësit bëhet pas një pune njëvjeçare, apo një gjysmëvjetori, përmes formave dhe teknikave të ndryshme. Suksesi dëshmon angazhimin e nxënësve gjatë një periudhe të caktuar kohore, gjithmonë nëse vlerësimi i mësimdhënësve është objektiv dhe i bazuar në sta…

Vëzhgim i stereotipave dhe paragjykimeve tek një grup nxënësish të shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri

Albulena Breznica
Studimi ynë përfshinë një grup prej 28 nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri (qytezë në Republikën e Kosovës), ku gjysma janë Vushtrrias/vendas dhe gjysma nga fshatrat e ndryshme të Vushtrrisë, të ardhur në qytezë pas luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këto dy grupe u ide…

Kahet e lëvizjes së numrit të nxënësve në arsimin e detyrueshëm në Kosovë

Ismet Potera
Numri i nxënësve në shkollimin e detyrueshëm në shkollat e Kosovës është duke rënë. Ankesat e dëgjuara dhe të dëshmuar në medie dhe në analizat e bëra tregojnë një kahe të rënies. Kjo më shtyri që ta bëjë një analizë të statistikave zyrtare dhe të vërtetojë nëse një trend i tillë është prezent në sh…

Informimi dhe orientimi profesional i nxënësve në shkollimin mesëm të ulët në komunën e Prizrenit

Fatmir Mehmeti
Informimi dhe orientimi profesional i nxënësve është një fenomen mjaftë sfidues për individët të cilët gjenden para zgjedhjes së profesionit. Hulumtimi është i orientuar drejtë përcaktimit të nivelit të informimit dhe orientimit profesional të nxënësve në shkollimin e mesëm të ulët, si dhe në përcak…

Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në libër leximi (1-5)

Arbnesha Mexhuani
Qëllimi i hulumtimit është të pasqyrojë në mënyrë objektive se në cilat përmbajtje mësimore të këtyre teksteve shkollore mungon, reflektimi apo zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. Njëkohësisht hulumtimi ka për qëllim që në bazë të gjetjeve në tekstet e lartpërmendura, të bëhen edhe rekomand…

Ndikimi i edukimit estetik dhe i artit letrar në formimin e personalitetit të nxënësit

Zehrie Plakolli
Objektivë esenciale e këtij punimi, është rëndësia e edukimit estetik dhe e letërsisë në veçanti, në formimin e personalitetit dhe në suksesin e përgjithshëm të nxënësit. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç veçantive të përgjithshme të edukimit estetik dhe letërsisë për fëmijë, në më…
OA Optime SQ

Prevalenca e problematikave të shëndetit oral në fëmijë të grupmoshave 12-15 vjeç në disa shkolla të Tiranës

Enxhi Subashi
Studimi përfshiu 322 nxënës të disa shkollave 9 vjecare,të moshave 12-15 vjeç nga zonat urbane dhe rurale, të Tiranës. Pyetësori përfshinte të dhëna demografike, gjininë, patologjite e dhëmbëve, higjienën orale, dietën, pastrimin e dhëmbëve me pe dhe zakonet e përditshme të pastrimit të dhëmbëve. Re…