Articles Journals Publishers Subjects

191 results

Page 6 / 16
OA Univers SQ

Fjala dhe bota orientale në poezinë popullore shqiptare

Prof. Dr. Emil Lafe
Është e njohur se në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit, kanë hyrë një numër i konsiderueshëm fjalësh me burim nga gjuhët orientale të fesë islame: arabishtja, turqishtja, persishtja. Depërtimi i tyre lidhet, në radhë të parë, me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, me…
OA Univers SQ

Riorganizimi dhe shkatërrimi i bashkësive islame në Shqipëri gjatë regjimit antifetar (1945 – 1967)

Ali M. Basha
Pas marrjes së pushtetit, komunistët ngritën në sistem ideologjinë e tyre antifetare, duke e shndërruar administratën shtetërore në një aparat represioni kundër fesë. Pushteti komunist e gjeti Komunitetin Musliman me një organizim institucional që i imponoi regjimi fashist. Sipas një procesverbali t…
OA Univers SQ

Program i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit -“kushtetuta” e “vilajeteve të bashkuara”

Prof.dr. Gazmend Shpuza
Në këtë artikull trajtohet programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të autori me prejardhje lumjane, Sulejman Kylçe, na jep të dhëna fundamentale mbi zhvillimin e Kuvendit të Prizrenit të datave 15-17 qershor 1878. Atë ditë, delegatët e Kuvendit deklaruan: "Mallkuar qoftë kush mendon vetëm pë…
OA Kosova SQ

Prof.dr. Izber Hoti

Marenglen Verli, Beqir Meta, Sabit Syla
Izber Hoti u lind më 15 gusht 1948 në fshatin Revuçë afër Podujevës. Shkollën fillore, Normalen, Fakultetin Filozofik, Degën e Historisë, dhe studimet pasuniversitare i kreu në Prishtinë, ku magjistroi dhe doktoroi. Gjashtë vjet ishte mësues në Prishtinë, kurse në Institutin e Historisë së Prishtinë…
OA Kosova SQ

Teuta Shala-Peli, “Drishti në Mesjetë”, Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, Prishtinë 2016, 345 f.

Gjon Berisha
Në mesin e botimeve më të reja të studiuesve të Institutit të Historisë “Ali Hadri”, është vepra e dr. Teuta Shalës me përmbajtje specifike dhe të rëndësishme për historinë mesjetare shqiptare me titull “Drishti në Mesjetë”. Ky studim monografik që po i prezantohet lexuesit, ka për objekt studimi qy…
OA Univers SQ

Përshkrimi i udhëtimeve të Evlija Çelebiut nëpër Çamëri e Mollosi

Ibrahim D. Hoxha
Shehu helvetjan turk, Evlija Çelebiu qarkulloi tri herë nëpër tokën shqiptare, që asokohe ishte në përbërjen e Sulltanatit Osman dhe emërtohej Arnavutllùk: më 1660 nëpër pjesën e saj veriore, më 1662 nëpër të mesmen, ndërsa më 1670 nëpër jugun e saj. Kjo pjesë përbëhet nga Çamëria dhe Mollosia. Çamë…