Artikujt Revista Botuesit Lëndët

346 rezultate

Faqja 6 / 29

Një dorëshkrim arabisht me kujtimet e të birit të Hafiz Islam Prishtinës për shpërnguljen e shqiptarëve në Damask në fillim të shek. XX.

Muhamed Mufaku
Si pasojë e Luftës Ballkanike 1912-1913 që u karakterizuan me masakra dhe dhunë kolektive ndaj banorëve civilë në Vilajetin e Kosovës, mijëra shqiptarë u detyruan të largohen nga trojet e tyre në drejtim të Stambollit, prej nga disa vazhduan rrugën deri në Damask. Me kohë,Damasku u bë qendër tërheqë…

Vlerësimi i disa vakëfeve të themeluara në Kosovë gjatë Periudhës Osmane

Fahri Avdija
Vakëfet e para në Kosovë u themeluan menjëherë pas ardhjes së osmanëve. Këto institucione luajtën një rol të rëndësishëm jo vetëm në transmetimin e kulturës osmane, por edhe në islamizimin e shqiptarëve. Krahas sektorit fetar, përmes institucionit të vakëfit gjithashtu u siguruan dhe mbështetën edhe…

Dorëshkrim i pabotuar për migrimin shqiptar nga Kosova osmane në Siri si rezultat i luftërave ballkanike 1912-1920

Muhamed Mufaku
Gjatë viteve 1908-1912 shqiptarët morën pjesë aktive në ngjarjet dhe revoltat e atyre viteve, duke filluar nga mbledhja protestuese e mbajtur në Ferzovich (Ferizaj) gjatë korrikut të vitit 1908, e cila përfundoi me nënshkrimin e një telegram i krerëve shqiptarë në Kosovë drejtuar Sulltan Abdulhamidi…

Kur Muji fliste me kalin turqisht

Elton Hatibi
Atmosfera e kulturës osmane është e pranishme në tekstet e Eposit të Kreshnikëve. Kjo vërehet, jo vetëm në sajë të fjalorit të pasur me turqizma, por edhe në aspekte të tjera të sjelljes dhe të gjendjes materiale të botës ku jetojnë kreshnikët. Më i dukshëm ky ndikim shfaqet në kulturën e trajnimit …

Një tjetër sprovë për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët

Kristina Jorgaqi
Pas “eksperimentit” të parë gjuhësor të kryer prej Dhimitër Kamardës për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët, qe përsëri një arbëresh, Zef Skiroi, që bëri përpjekjen e dytë të këtij lloji. Modelin e shqipes së përbashkët ai u përpoq ta realizonte duke përpunuar gjuhën e poemës së ve…

Veçori gjuhesore - dialektore ne gjuhen e autorëve shqiptarë të Kosovës që shkruan me alfabet arabo - osman

Hasan Kelmendi · Instituti Albanologjik - Prishtinë
Në fushën e dialektologjisë së shqipes, veçanërisht të dialektologjisë së saj historike, shënimet e hershme të shkruara kanë një rëndësi të pamohueshme, pasi ato nxjerrin në pah fazat fillestare të përdorimit të gjuhës shqipe. Me rëndësi të madhe janë shkrimet e autorëve të hershëm shqiptarë nga ver…

Roli i aleances panortodokse ballkanike ne divorcin e shqiptareve nga shteti Osman

Olsi Jazexhi · Tiranë
Fqinjët e shqiptarëve ishin shumë të interesuar për t'i ndarë shqiptarët nga Perandoria Osmane, veçanërisht sllavët dhe grekët për një periudhë shumë të gjatë kohore. Në mesin e shekullit të 19-të, propaganda antiosmane arriti t'i bindë shqiptarët se po shtypen nga turqit dhe se ka ardhur koha që at…

Shqiptarët dhe çështja fetare

Qemajl Morina
Feja ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në historinë e njerëzimit dhe shqiptarët, si popullatë e qytetëruar kanë treguar respekt të veçantë ndaj besimeve fetare. Bashkëekzistenca par exellence tri konfesionale mes shqiptarëve e verifikuar në shekuj, përfaqëson një shtyllë të qytetërimit s…

Kohet e foljes ne gjuhen arabe dhe shqipe - qasje kontrastive -

Azem Xheladini
Në këtë punim kemi veçuar kohët e foljes, mënyrat e të shprehurit të veprimit të foljes, varësisht nga raporti i atij veprimi me momentin e ligjerimit, nëse veprimi zhvillohet para, gjatë fjalimit apo pas.Këta shembuj i kemi paraqitur për të lehtësuar lexuesin të vërejë konvergjencat dhe divergjenca…

Sami Frashëri për vrasjen e Mehmet Ali Pashës

Abdulla Hamiti · Univer,University of Prishtina
Për vrasjen e M. Ali Pashës, Sami Frashëri ka shkruar se shkak i kësaj tragjedie është kryesisht heroizmi i malësorëve dhe fakti se M. Ali Pasha nuk i kishte marrë parasysh kundërshtimet e tyre dhe nuk kishte vepruar me kujdes. Sami Frashëri e kundërshton vlerësimin që malësorët veprojnë në Gjakovë …