Articles Journals Publishers Subjects

96 results

Page 5 / 8

Qasjet metodike të mësimdhënësit që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësisë komunikuese dhe të mendimit kritik të nxënësve

Ismet Potera
Qëllimi i këtij hulumtimi është eksplorimi i qasjeve metodike të mësimdhënësve që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësive të buta (komunikimit dhe mendimi kritik) të nxënësve nga mësimdhënësi gjatë shtjellimit të përmbajtjeve mësimore. Mësimdhënësit e vëzhguar kanë përfunduar trajnimin për zhvillimin e …
OA Optime SQ

Të jesh mësues në Shqipëri - Sfidat dhe problemet

Gilberta Hadaj, Elona Limaj, Elona Limaj
Një edukim cilësor varet nga aftësitë e mësuesve që janë hallka më e rëndësishme e këtij sektori. Edukimi i mësuesve është një proces thelbësor për çdo vend, për shkak të rolit të tyre vendimtar për të ardhmen tonë. Por, të jesh mësues në gjuhën shqipe nuk është e lehtë. Ekziston një mënyrë sfiduese…

Vlerësimi i performancës së drejtorëve - një analizë e praktikës së vlerësimit në shkollat publike në Kosovë

Selim Mehmeti, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij studimi ishte të hulumtojë dhe të analizojë praktikën e vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave publike në Kosovë, të reflektuar nga raportet e vlerësimit të drejtorëve dhe nga perceptimet e drejtorëve të vlerësuar dhe vlerësuesve të tyre. Duke p…

Vlerësimet e shkollave pilotë për procesin e zbatimit të Kurrikulës së re

Selim Mehmeti
Ky studim trajton aspektet e pilotimit të Kornizës së Kurrikulës në Arsimin Parauniversitar në Kosovë, respektivisht vlerësimet e shkollave të përfshira në procesin e pilotimit të kurrikulës për procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është ofrimi i informac…
OA Optime SQ

Sfidat e mësimdhënies dhe problematikat e saj në klasat gjithëpërfshirëse

Ambera Duka
Qëllimi i këtij punimi është të shqyrtojë problematikat e mësimdhënies në klasat ku janë të përfshirë edhe nxënësit me nevoja të veçanta. Ky punim, do të evidentojë sfidat dhe problematikat që paraqet sot mësimdhënia shqiptare në klasat gjithëpërfshirëse. Gjithashtu do të sqarohet në lidhje me mundë…
OA Optime SQ

Acidi abscisik molekula dhe hormoni më i ri në parandalimin e diabetit melitus.

Patricia Daliu, Elisabetta Schiano, Giuseppe Anunzziata
Sindroma metabolike ku përfshin një rreth vicioz midis diabetit, hipekolesterolemisë dhe hipertensionit është shndërruar në një problem global e cila po prek shumicën e popullatës. Sfidat e fundit të industrisë farmaceutike po orientohen drejt gjetjes së molekulave të reja kosto efektive dhe pa efek…

Ndikimi i interesave në inkurajimin e të rriturve për kualifikim

Bashkim Azemi
Një shoqëri që ndryshon parashtron me shpejtësi kërkesa të reja për qytetarët e saj, e një prej tyre është edhe kualifikimi dhe rikualifikimi që të mund të realizojnë më mirë mundësitë e tyre në një shoqëri. I rrituri sot është i përfshirë në një realitet shoqëror i cili karakterizohet nga procese n…
OA Optime SQ

Formimi akademik i studentëve nën ndikimin e sjelljeve të pandershme

Drilona Llangos
Formimi i përgjithshëm i njeriut fillon që në bankat e para të shkollës dhe vazhdon gjatë gjithë periudhës së studimeve. Evidentohet se vitet e studimit të shkollës së lartë janë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm që aktivizojnë sjelljet mashtruese. Ndër këta faktorë përmendim presionin shoqëror p…

Rezultatet e provimit të maturës në shkolla profesionale në raport me vlerësimin e brendshëm

Luljeta Shala
Provimi i Maturës Shtetërore është vlerësimi i jashtëm që u bëhet maturantëve në përfundim të nivelit të tretë të shkollimit, gjegjësisht përfundimit të shkollimit parauniversitar. Ky provim është i standardizuar, monitoruar dhe vlerësuar, përmes të cilit dëshmohet shkalla e aftësimit të maturantëve…

Rëndësia e të dhënave statistike për vendimmarrje në arsim

M. Sc. Ismet Potera Potera
Shkas për këtë analizë ishte pjesëmarrja në Konferencën Rajonale në Zagreb (2011), organizuar nga ETF-ja, me temën bosht “Shfrytëzimi i të dhënave për vendimmarrje në arsim”. Pothuajse të gjitha vendet e rajonit i prezantuan problemet dhe sfidat e ngjashme sa i përket regjistrimit, grumbullimit, ana…

Braktisja e shkollimit nga nxënësit në Kosovë

Hajrije Devetaku, Selim Mehmeti, Haxhere Zylfiu
Procesi i reformës në sistemin e arsimit parauniversitar në Kosovë ka filluar nga vitit 2001, duke përfshirë strukturën e nivelit të shkollimit, legjislacionin arsimor, kornizën e kurrikulit, planet dhe programet mësimore, tekstet shkollore, zhvillimin profesional të mësimdhënësve, etj. Me gjithë …

Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë

Mevlude Aliu-Gashi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi kryesor i analizës për edukimin parashkollor në Kosovë është të bëhet një reflektim përmbledhës për zhvillimet në këtë nivel të edukimit, me theks të veçantë përfshirjen e fëmijëve në edukim parashkollor dhe sfidat me të cilat ballafaqohet edukimi parashkollor. Në pjesën e parë të kësaj anal…