Artikujt Revista Botuesit Lëndët

171 rezultate

Faqja 5 / 15
OA Univers SQ

Kuvendi Kombëtar i Mukjes dhe rëndësia e tij historike

Uran Butka
Mbledhja e Mukjes, që ka dimensionet dhe vlerat e një kuvendi kombëtar, u zhvillua më datat 1–3 gusht të vitit 1943. Në një kapërcyell kohësh: në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë; në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftë…
OA Univers SQ

Figura e Ali efendi Jakupit, shembulli i muslimanit të shquar të shek. XX

Ramadan Shkodra
Për të njohur figurën shumëdimensionale e poliedrike të Ali efendiut, mjafton të shohim mendimet që ai jep për dy dijetarët e njohur, Mustafa Sabri dhe Hasan el-Bena. Vetë njohja e shoqërimi, si dhe bashkëpunimi me personalitete të tilla të Botës Islame, më së miri flasin për thellësinë e mendimit t…
OA Univers SQ

Riorganizimi dhe shkatërrimi i bashkësive islame në Shqipëri gjatë regjimit antifetar (1945 – 1967)

Ali M. Basha
Pas marrjes së pushtetit, komunistët ngritën në sistem ideologjinë e tyre antifetare, duke e shndërruar administratën shtetërore në një aparat represioni kundër fesë. Pushteti komunist e gjeti Komunitetin Musliman me një organizim institucional që i imponoi regjimi fashist. Sipas një procesverbali t…
OA Univers SQ

Fjala dhe bota orientale në poezinë popullore shqiptare

Prof. Dr. Emil Lafe
Është e njohur se në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit, kanë hyrë një numër i konsiderueshëm fjalësh me burim nga gjuhët orientale të fesë islame: arabishtja, turqishtja, persishtja. Depërtimi i tyre lidhet, në radhë të parë, me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, me…
OA Univers SQ

Bektashizmi në Egjipt gjatë dinastisë shqiptare (1805-1952)

Dorian Koçi
Egjipti, edhe pas pushtimit, osman mbeti një nga provincat më të pastabilizuara të perandorisë dhe për tre shekuj u bë një shesh beteje midis jeniçerëve dhe mamlukëve. Këta të fundit, edhe pse u mposhtën nga sulltan Selimi I, vazhduan të mbajnë pozita të forta në pashallëkun e Kajros. Duke e konside…
OA Kosova SQ

Zgjedhjet parlamentare në perandorinë osmane dhe reformat e qeverisë xhonturke në viset Shqiptare (1908-1912)

Paulin Marku
Në fillim të shek. XX në Perandorinë Osmane po rritej numri i kundërshtarëve ndaj politikës së Sulltanit Abdyl Hamiti II. Popujt e kombësive të ndryshme si, turke, arabe, shqiptare, kurdë dhe armenë, i bashkonte urrejtja e përbashkët kundër regjimit hamidian. Fillimisht u krijuan organizata të fsheh…