Artikujt Revista Botuesit Lëndët

236 rezultate

Faqja 5 / 20
OA Univers SQ

Zbatimi i normës standarde për pastërtinë e gjuhës

Prof. Dr. Hasan Çipuri
Dashuria për gjuhën amtare, për lulëzimin dhe zhvillimin e saj, ka qenë dhe mbetet një karakteristikë e përhershme dalluese e popullit tonë dhe forcë e madhe frymëzuese në jetën e tij shoqërore e kulturore, në luftën e tij për liri, pavarësi e përparim. Përparimi i gjuhës së sotme standarde shqipe ë…

Figura e nënës në poezinë e frederik rreshpjes

Eriola Çoçaj
Frederik Rreshpja, i cili si poet jetoi në një periudhë kur në të gjitha fushat kishte shtrirë krahët e saj ideologjia komuniste, shfaqet në letërsinë shqipe si autor autentik, i shkëputur tërësisht nga letërsia në shërbim, për t’i ofruar lexuesit një botë letrash artistike e estetike. Ai njihet për…

Ndihmesa gjuhësore e profesor Xhevat Lloshit në revistat e Institutit Albanologjik

Abdurrahim Maxhuni
Veprimtaria shkencore e profesor Xhevat Lloshit është e gjatë dhe e larmishme. Ai është personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare. Është pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), leksikograf i shquar, emrin e të cilit e mbajnë shumë fjalorë, njohës i mirë i leksikologjisë dhe i shqipes stan…

"Dimri i vetmisë së madhe" i Ismail Kadaresë

Gëzim Aliu
Ndër romanet më të rëndësishme të Ismail Kadaresë, njëkohësisht ndër romanet më ideologjike dhe politike, është Dimri i vetmisë së madhe, që, më vonë, kur ribotohet, titullohet Dimri i madh. Kadare arrin që temat ideologjike dhe politike të kohës t’i shndërrojë në prozë letrare artistike, duke e rua…

Ikona e letërsisë shqipe për fëmijë: Adelina Mamaqi

Meliza Krasniqi
Ky punim trajton krijimtarinë për fëmijë të Adelina Mamaqit, me ç’rast analizohen veprat e saj të botuara deri në vitin 1990. Në qendër të punimit është mënyra se si autorja ndërthur elementet poetike, fabulën dhe mesazhet edukative, duke krijuar një letërsi të veçantë që i flet drejtpërdrejt botës …

Huazimet në gjuhën shqipe dhe qëndrimi ynë ndaj tyre

Bahtijar Kryeziu
Përmbajtje e shkurtër: Pastrimi i gjuhës nga fjalët e huaja dhe pasurimi i saj me fjalë vendi, është një çështje e rëndësishme për gjuhësinë. Shumë letrarë e gjuhëtarë shqiptarë janë përpjekur ta pastrojnë gjuhën shqipe nga përdorimet e panevojshme të fjalëve të huaja e njëherazi edhe ta pasurojnë m…
OA Optime SQ

Betonet refraktare, teknologji alternative për briketimin e pluhurave dhe koncentrateve të kromit

Fisnik Kadiu, Niko Naska
Qëllimi i këtij studimi është që të rekomandojë teknologjinë e betonit refraktar si një metodë alternative për briketimin e pluhurave dhe koncentrateve të kromit në vendin tonë. Nxjerrja e mineralit të kromit nga minierat shoqërohet nga viti në vit edhe me rritjen e sasisë së pluhurave me përmbajtj…