145 rezultate
Faqja 5 / 13Veçori arkaike gjuhësore në të folmen e qytetit të Gjirokastrës krahasuar me gegërishten e Mesharit të Gjon Buzukut
Të folmet e veçanta ruajnë edhe sot tipare arkaike, të cilat përbëjnë një burim të rëndësishëm të dhënash për historinë e gjuhës shqipe. Në këtë artikull do të paraqesim disa prej këtyre veçorive të ruajtura në të folmen e sotme të qytetit të Gjirokastrës, të cilat i kemi vërejtur edhe në gegërishte…
Mbi elementet e përbashkëta gramatikore dhe leksikore të arumanishtes, rumanishtes dhe shqipes sipas një gramatike moderne
Në këtë shkrim dëshiroj të parashtroj dallimet dhe afërsitë më të rëndësishme fonetike, morfologjike dhe leksikore midis të folmeve arumune në jug të Shqipërisë nga njëra anë dhe shqipes e rumanishtes nga ana tjetër, duke u mbështetur në një skicë gramatikore të këtyre të folmeve të hartuar nga S. P…
Mbi variacionin leksikor në veprën “atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”
Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe është vepër madhore e gjuhësisë sonë. Në këtë kod ku zënë vend parësor pamjet e të folmeve e të ndarjeve më të mëdha dialektore shqiptare, ndeshemi me harta, simbole e diagrama që hapin udhë edhe për perceptimin e larmisë ndërshtresore, për ndarjen krahinore e a…
Pikëpamje të Selman Rizës për Mesharin e Gjon Buzukut
Vepra e Gjon Buzukut zë një vend të rëndësishëm në veprimtarinë studimore të Selman Rizës. I ndërgjegjshëm se ajo përbën një burim të
rëndësishëm të dhënash për historishkrimin e gjuhës shqipe, Riza e studion atë nga shumë pikëpamje: në drejtim të grafisë së shkronjave të përdorura dhe vlerës fonik…
Vendi i së folmes së Himarës në dialektin jugor të shqipes
Krahina e Himarës, ose Bregdeti i Sipërm, përfshin fshatrat Palasë, Dhërmi, Iljaz, Pilur, Kudhës, Vuno e Qeparo si dhe qytetin Himarës, që janë pjesë e Bashkisë së Himarës të prefekturës së Vlorës. Kjo krahinë shtrihet përgjatë shpateve perëndimore të Maleve të Vetëtimës, nga qafa e Llogorasë në ver…
Gjurmë të Shqipes në të folme të Greqishtes së re
Edhe pse ka kaluar më tepër se një shekull nga data e botimit të tij, studimi pionier i G. Meyer-it për ndikimet leksikore të shqipes në
greqishten e re vazhdon të mbetet ende gur themeli, të cilin prurjet shkencore të mëpasme e kanë latuar pa e shformuar. Po të lëmë mënjanë trajtimet e kësaj teme …
Shënime fonetike mbi të folmen e zonës kodrinore të Rrogozhinës
Toponimi Rrogozhinë haset për herë të parë në vitin 1431, në regjistrin e tokave të sanxhakut të Arbënisë, të vilajetit të Balshajve. Sipas gojëdhënave del se fshati Rrogozhinë është krijuar rreth shekullit XIV dhe se është një fshat ku punoheshin shumë rrogozat. Këndej vjen edhe emri i tij, Rrogoz …