Articles Journals Publishers Subjects

204 results

Page 5 / 17
OA Kosova SQ

Alternativat e diplomacisë së fuqive të mëdha për kufirin Shqiptaro-Malazez në Konferencën e Ambasadoreve në Londër.

Frashër Demaj
Qeveritë e Aleancës ballkanikë, në fund të dhjetorit 1912 dhe në fillim të janarit të vitit 1913 i paraqitën Konferencës pikëpamjet e tyre mbi ndryshimet territoriale që duhej të bëheshin në Gadishullin Ballkanik. Në këto pikëpamje u paraqiten edhe pretendime pushtuese ndaj tokave shqiptare kryesish…
OA Optime SQ

Njohja e emocioneve: Rruga drejt mirëqenies individuale

Edvaldo Begotaraj, Elpiniqi Mërkuri, Uarda Kavaja, Ana Xheka
Proceset komplekse të përfshira në rregullimin psikologjik të emocioneve vazhdojnë të jenë subject interesimi dhe hulumtimi në psikologjinë bashkë kohore. Ky abstract ofron një pasqyrë të shkurtër të kuptimit actual të mekanizmave të menaxhimit emocional te individëve. Rregullimi emocional përfshin …
OA Kosova SQ

Baza materiale, reforma agrare, nacionalizimi dhe bashkësitë fetare në Kosovë 1945—1952

Haki Kasumi
Në kuadër të ndryshimeve të gjithmbarshme që u bënë pas ngadhnjimit të Luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe më gjerë, u bënë ndryshime të konsiderueshme edhe sa i përket pozitës, bazës materiale dhe burimeve të financimit të bashkësive fetare. Me qëllim të studimit të rrethanave dhe ndryshimeve q…
OA Optime SQ

Roli i lidershipit transformues në kujdesin infermieror

Erind Thartori
Për përmirësimin e ciësisë së shërbimit ndaj pacientëve duke ulur koston e ofrimit të kujdesit infermieror, infermierët kanë nevojë për strategji premtuese sic është udhëheqja transformuese. Kuptimi i lidershipit transformues dhe potencialit që ai ka është pjesë përbërëse e përmiresimit të performan…
OA Optime SQ

Aplikimi i teknikës së steganografisë në harta gjeologjike

Ana Dindi
Të dhënat e ndjeshme nga studimet gjeologjike, si përshembull informacione mbi vendndodhjen e burimeve të pasura minerale mund të fshihen brenda hartës për t'u mbrojtur nga persona të paautorizuar. Ky artikull paraqet aplikimin e teknikës së steganografisë në hartë nëpërmjet një programi të quajtur …
OA Optime SQ

Antibiotikët – Indikacione për aplikim sistemik në rastet e patologjive periodontale

Ilma Robo, Rialda Xhizdari, Joana Hysi, Irina Balla
Shfaqja e rezistencës ndaj antibiotikëve është kthyer në problem madhor global për zgjidhjen e infeksioneve perzistuese dhe pak reaguese kundrejt formulave të zakonshme të dozimit të antibiotikëve, të indikuar për patologjinë specifike nga vuan pacienti. Ndryshimi i reagimit të bakterit kundrejt një…
OA Kosova SQ

Zhvillimi i xehetarisë dhe i industrisë në Mitrovicën e Titos në periudhën e ndërtimit socialist

Tahir Abdyli
Pas çlirimit të vendit nga okupatori fashist dhe pas ngadhnji- mit të Revolucionit Socialist në Jugosllavi, në Kosovë, pra edhe në Mitrovicën e Titos me rrethinë, para organeve të pushtetit po- pullor shtrohen detyra të mëdha e sidomos për rindërtimin dhe ndërtimin e vendit. Ky ishte synim themelor,…
OA Optime SQ

Proçesi psikoterapeutik dhe ndikimet tek terapisti

Arbjola Halimi, Gisela Goleci
Në mënyrë të zakonshme pjesa më e madhe e studimeve të cilat lidhen me proçesin e psikoterapisë fokusohen tek klienti si dhe tek ndikimet e tij mbi të. Të pakta janë ato studime të cilat lidhen me impaktin që ka psikoterapia si një proçes tepër dinamik dhe thellësisht njerëzor tek terapisti. Meqenës…
OA Optime SQ

Ndikimi i rreshjeve të dendura në cilësinë e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës

Aurel Nuro, Ilirjana Boçi, Bledar Murtaj, Ildja Rudho et al.
Në këtë studim synohet që të sillet ndikimi i rreshjeve atmosferike në cilësinë e ujit të pijshëm për qytetin e Tiranës. Kjo gjë është vërejtur me ndryshimet ditore të disa parametrave fiziko-kimike në ujin e rrjetit të këtij qyeteti para dhe pas shirave të rëmbyeshëm në tre episode të ndryshme gjat…
OA Art Studies SQ

Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital

Tong Lam
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin patur shumë pak kontakte me kësi mrekullish teknologjike më parë. Kjo ishte e vlefshme edhe për zonat e pamata rurale të …