Articles Journals Publishers Subjects

159 results

Page 5 / 14

Rreth terminologjisë së emërtimit të “blendeve” si proces i ri sociolinguistik

Mustafa Ibrahimi
Në gjuhën shqipe nuk ka një term të njësuar për procesin sociolinguistik të emërtimit të blendeve, prandaj, në studime të ndryshme përdoren terma të shumtë, që lidhen me këtë proces, si: shkrirje, ngjeshje, përputhje, hibridizim, shkrirje leksikore, përngjitje leksikore, përzierje leksikore, bashkim…

Qëndrimi i mësimdhënësve ndaj kurrikulës së re

Ismet Potera, Luljeta Shala
Me këtë hulumtim synuam vlerësimin e qëndrimit të mësimdhënësve lidhur me kurrikulën e re, sfidat e zbatimit, si dhe çështje të procesit para zbatimit, siç janë trajnimet për përgatitjen e tyre për zbatim. Hulumtimin e realizuam nëpërmjet qasjes sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore i grumbulluam …

Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi i hulumtimit është të analizojë format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Rëndësia e formave të komunikimit mësimdhënës-prindër është shumëdimensionale dhe informimi reciprok i tyre ka rol vendimtar për të qenë nxënësit të suk…
OA Optime SQ

Mësimdhënia kreative ndikon në vetëaktualizimin e nxënësve

Anila Bratja, Fotjana Kosta
Kreativiteti është tregues i rëndësishëm për suksesin e nxënësve në jetë. Ky studim pati si qëllim të evidentonte marrëdhënien midis kreativitetit dhe vetë-realizimit të nxënësit, si dhe të përcaktonte si ndikojnë aftësitë krijuese në vetrealizimin e nxënësve. Nisur nga kjo, studimi u mbështet në py…
OA Optime SQ

Socializmi shqiptar dhe projektimi i tij bazuar në frymëzimin stalinist

Agron Mesi
Ky punim trajton aspekte të socializmit si ideologji e cila u ngjiz fillimisht në Europën perëndimore të shekullit XIX. Alternativa socialiste doli në skenë në vazhdë të modernizimit të aktivitetit prodhues industrial kapitalist dhe paralelisht më të, të afirmimit të mendimit modern intelektual në f…
OA Optime SQ

Profili kimik i vajit esencial të Salvia Officinalis nga zona e Leskovikut, Shqipëria jug-lindore

Kleva Shpati, Aurora Napuçe, Erda Qorri, Aurel Nuro et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Salvia officinalis nga zona e Leskovikut. Kjo zonë shtrihet në Jug-Lindje të Shqipërisë në kufi me Greqinë dhe është pjesë e luginës të Lumit Vjosa. Salvia officinalis është një bimë natyrore në rajonin e Mesd…
OA Optime SQ

Matësi i nivelit të alkoolit me arduino

Kristi Kadiu, Artur Prendi
Një nga shkaqet kryesore të aksidenteve automobilistike është drejtimi i automjetit në gjendje të dehur. Statistikat tregojnë se rreth 14% e vdekjeve të raportuara nga aksidentet automobilistike kanë si shkak gjendjen e drejtuesit të pirë, me nivele të alkoolit mbi normat e lejuara. Gjithashtu, pers…
OA Optime SQ

Ekspertimet si burim prove dhe efektiviteti i përdorimit të tyre në procesin penal

Fatmir Tartale
Ekspertimi si një nga provat që merren gjatë procedimit penal, përcaktohet nga organi i procedimit me anën e shtrimit, para ekspertit, të pyetjeve që duhet të zgjidhen mbi bazën e njohurive të tij të posaçme. Zgjidhja e këtyre pyetjeve realizohet nëpërmjet paraqitjes së materialit përkatës nga ana e…
OA Optime SQ

Karakterizimi kimik me teknikën GC/FID për vajin esencial të popullatave të salvia officinalius që rriten në Shqipëri

Aurel Nuro, Dorina Shëngjergji, Aurora Napuçe, Aida Dama et al.
Objektivat: Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Salvia officinalis nga Jugu, Juglindja dhe Verilindja e Shqipërisë. Salvia officinalis është një bimë natyrore në rajonin e Mesdheut dhe tashmë e përhapur dhe e përshtatur në shumë zona të tjera n…
OA Univers SQ

Turqia dhe përtëritja e Islamit

Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Një nga problemet kryesore, i cili i ka angazhuar si turkologët vendas dhe ata të huaj për pothuajse 250 vjet në fushën e historisë turke, ka qenë zanafilla dhe kuptimi i fjalës “Turk”, si dhe karakteristikat e popullit turk dhe atdheut të tyre. Studiuesit kanë paraqitur një shumëllojshmëri pikëpamj…