1,722 results
Page 5 / 144Shqipëria e Veriut në projektet pushtuese serbe/jugosllave (1912-1939): midis ambicies dhe përmbajtjes
Ambiciet dhe projektet serbe, e më pas jugosllave, për pushtimin e pjesës veriore të Shqipërisë dhe për sigurimin e një daljeje të mundshme në Adriatikun shqiptar kanë rrënjë të hershme dhe përbëjnë një element të vazhdueshëm në doktrinën e tyre gjeopolitike. Këto ambicie u artikuluan fillimisht në …
Shtypi i fshehtë-gazeta si instrument komunikimi dhe rezistence nga organizatat e fshehta me karakter çlirimtar në Kosovë gjatë vitit 1970-1981
Ky studim synon të ofrojë një analizë të thelluar të tipologjisë së komunikimit të organizatave të fshehta me karakter çlirimtar në Kosovë gjatë periudhës 1970-1981, duke vendosur në epiqendër rolin që ka luajtur shtypi i fshehtë si formë alternative dhe e domosdoshme e komunikimit politik, ideologj…
Same Path, Different Destiny? The European Integration Journey of Albania and North Macedonia (2001-2025)
This paper examines the European integration trajectories of Albania and North Macedonia from 2001 to 2025, analyzing how two neighboring Western Balkan countries with shared strategic objectives have experienced distinct pathways toward European Union accession. Using a comparative and qualitative …
Emërtime njerëzish me emra të botës shtazore në gjuhën shqipe
Pamja me të cilën shfaqet sot në leksikun e shqipes mikrofusha e emërtimeve të njerëzve me emra të botës shtazore në gji të makrofushës leksikore të emërtimeve të njerëzve sipas dukës së jashtme e tipareve morale në tërësi, është pasojë e ndryshimeve semantike të mëdha e të thella që kanë ndodhur në…
Shkrimet për burgun politik: Trajtat e një teme të re letrare në paskomunizëm
Ndër të gjitha përvojat nën komunizëm, përvojat e burgut kishin krijuar te njerëzit që e kishin përjetuar një gjendje njerëzore krejt të veçantë e të dallueshme. Të dhënit zë historive të burgut kthehet në shërbim për të dëshmuar të padukshmen dhe të pazëshmen. Në mungesë të një angazhimi domethënës…
Elemente të biografisë dhe të autobiografisë në përpilime të autorëve të letërsisë romake (vështrim mbi shqipërime e përshtatje)
Në studimet letrare të kohëve të fundit vërehet sërish një vëmendje e qartë ndaj veprave që përmbajnë elemente biografie dhe autobiografie, duke bërë të mundur dhe të rishtrohen pikëpamje mbi profilizimin e një prirjeje të qartë zhanrore, për fillimet e së cilës jepen mendime jo përherë të njëjta. B…
Veçori leksiko-gramatikore të termave në Fjalor i termave të drejtësisë
Terminologjia e drejtësisë në gjuhën shqipe është një fushë e dijës që është pasuruar në vazhdimësi. Një ndihmesë të vyer në fushën e terminologjisë së drejtësisë ka dhënë autori Sylë Kasumaj, duke botuar Fjalor i termave të drejtësisë, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndonëse nga kjo …