1,369 results

Page 48 / 115

Dukuri gjuhësore të shqipes dhe ndriçimi shpirtëror i kombit shqiptar në tekste shkollore të fillimshekullit XX

Jorina Kryeziu
Në këtë trajtesë do të ndalemi te dy vëllimet e Krestomaci [2]-së (Hristomathi- së), të përdorura si tekste mësimore për shkollat shqipe – e bërë e ditur kjo në nëntitujt përkatës: HRISTOMATHI: gjërra të ndryshme e të vëgjejtura për këndim edhe për dobi të mësonjëtorevet shqipe... (vëll. I…

Fjalësimi poetik i botës si strategji e komunikimit sublim (tragjedia “Akili” i Et’hem Haxhiademit)

Durim Çaça
Fjalësimi i botës përmes përshkrimit dhe rrëfimit të saj, realizohet në tragjedinë “Akili” përmes një forme poetike gjuhësimi të lartë, në përshtatje me herojtë mitologjikë, të zbritur nga madhështia mitike e fuqisë dhe përjetësisë hyjnore, (Akili, Priami, Paridi, Polikseni, protagonistët e veprës d…

Alegoria e kujtesës dhe gjuha poetike e Dantes në vëllimin “Buelli” të Martin Camajt

Blerina Suta
Kujtesa është një koncept kyç që kondenson sidomos, në tri vëllimet e fundit, Buelli, Nema dhe Palimpseste, konceptin e Camajt për artin. Evoluimi i fazës së fundit krijuese të poetit, hetimi i shtresëzimeve që merr ky koncept vë në provë të gjitha njohuritë tekniko-formale që e …

Rreth historisë së librit Shqip dhe kulturës së njohjes së tij në një kontekst zhvillimesh evropiane (shekujt XVI-XVII)

Evalda Paci
Me një disiplinë si ajo e historisë së librit lidhen një sërë interesash studimore që kanë të bëjnë me procese të njohjes së zhvillimeve që orientuan rrethet kulturore evropiane të shekujve XV e XVI drejt hapash të rëndësishëm në përurimin e teknologjive të shumëfishimit të ekzemplarëve dhe përhapje…

Marrëdhëniet ndërmjet toponimeve dhe fjalëve të trashëguara të Shqipes sipas analizës së zhvillimit të tyre fonetik dhe faktorëve të tjerë ndikues

Genc Lafe
Toponimet dhe hidronimet e lashta në gjuhën shqipe sillen shpesh si argumente qoftë nga përkrahësit e teorisë së autoktonisë së shqiptarëve, qoftë nga kundërshtarët e saj. Janë të shumta punimet mbi këtë çështje dhe mbi gjendjen gjuhësore të Ballkanit të lashtë. Në disa ndihmesa të kohëve të fundit …