750 rezultate

Faqja 43 / 63

Shqiptarët në fotografitë e ushtrisë Austro-Hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore 1915-1917

Berat Murina
Në këtë punim të do të paraqesim disa fotografi me karakter historik të filmuara gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërorë nga Forcat e Ushtrisë Austro-Hungareze, e që ishin prezent në territoret shqiptare. Në shumicën e fotografive shihen forcat Austro-Hungareze dhe pritjet nga qytetarët e disa qy…

Bashkëpunimi i Mehmet Pashë Derallës me krerët e kazasë së Gjilanit në kryengritjen e vitit 1912

Fitim Rifati
Gjilani me rrethinë në Kryengritjen e Përgjithshme Kundërosmane të vitit 1912, përkatësisht bashkëpunimi i krerëve të kësaj treve me Mehmet Pashë Derallën, është trajtuar në kuadër të zhvillimeve kryengritëse e politike në tërë Vilajetin e Kosovës, i cili jo vetëm që ishte qendër e atyre zhvillimeve…

Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare

Ola Shano
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e vazhdueshme për asimilim. Në lidhje me këtë aspekt të rëndësishëm dhe të kudondodhur në Historinë Kombëtare, studiuesit …

Dimensionet etike në funksion të estetikës në dramaturgjinë e E. Haxhiademit

Emin Emini
Sado që neoklasicizmi shqiptar është kundruar me dioptrinë e një letërsie me formë, strukturë e modelime të jashtëkohshme, “paradoksale”, “anakronike”, janë dy aspekte që provojnë se neoklasicizmi në dramaturgjinë shqiptare, edhe pse i vonuar, ka bërë hapin për t’u rreshtuar përkrah letërsive të tje…

Konferencë shkencore “studime letrare në proces, rezultate e kahje të reja zhvillimi”

Evalda Paci
Më datën 27 qershor 2022, në ambientet e Hotel Mondial (Tiranë), u mbajt konferenca shkencore Studime letrare në proces, rezultate e kahje të reja zhvillimi, organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare, i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA). Fjalën e hapjes e mbajti prof. as. dr. Eva…

Poet i revoltës ekzistenciale dhe i dhimbjes sublime (Portreti krijues i Ali Podrimjes)

Sali Bytyçi
Krijimtaria letrare e poetit kombëtar Ali Podrimja shtrihet përgjatë një periudhe më shumë se gjysmë shekulli. Kjo krijimtari zë fill në kohën kur letërsia shqipe në ish-Jugosllavi, që kishte nisur të publikohej menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore (sapo kishte hyrë në dekadën e dytë të saj), krijo…

Preserving Tirana

Jora Kasapi
Arkitektura dhe planifikimi urban i një qyteti janë projeksion i shoqërisë, i ndryshimeve politike dhe lëvizjes së pushtetit që ndodhin në të, një premisë që i përshtatet veçanërisht Tiranës. Struktura e saj urbane është formuar nga një proces i vazhdueshëm “tabula rasa”, duke vazhduar edhe më inten…

Dikotomia mes modernitetit teknologjik perëndimor dhe kulturës tradicionale Shqiptare në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX

Agron Mesi
Vitet e fundi të shekulli XIX dhe ato të fillimshekullit XX qenë vite ndryshimesh thelbësore në zhvillimin e historisë njerëzore në përgjithësi. Situata në pjesën perëndimore të kontinentit të “vjetër” europian ishte në kulmin e zbulimeve apo shpikjeve të reja teknike, në kulmin e afirmimeve intelek…

A ёshtё realizmi socialist njё arkiv ?

Raino Isto
Një sërë përpjekjesh studimore janë rrekur të përvijojnë joshjen që paraqet arkivi, jo vetëm nga ana e përmbajtjes, por edhe si formë (an)estetike, për modernizmin (dhe post-modernizmin). Megjithatë, derimë tani, përpjekjet për të kuptuar saktësisht marrëdhënien midis realizmit socialist dhe arkivit…
OA Optime SQ

Purpura thrombocitopenike idiopatike në tuberkuloz

Marsela Shani, Griselda Pelo
Tuberkulozi (TB) është një sëmundje ngjitëse si në vendet në zhvillim ashtu edhe në ato të zhvilluara. Incidenca është në rritje për shkak të bacileve rezistente ndaj shumë barnave dhe virusit të deficitit imunitar human (HIV). Që nga viti 2012, India ka incidencën më të lartë të sëmundjes me rreth …