905 results

Page 43 / 76

Politika e jashtme e Qeverisë së përkohshme të Vlorës sipas dokumenteve arkivore

Gea Sulo
Moment i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, përbën pikën e kthesës mes të djeshmes dhe të ardhmes së kombit shqiptar. Akti i shpalljes së pavarësisë hidhte themelet e jetës së pavarur shtetërore, por ky akt do të pasohet në vazhdimësi me një sërë …

Roli i arkivave dhe politikave arkivore në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Dorina Shaholli
Arkivat janë asete të paçmuara për shoqërinë pasi shërbejnë si urë lidhëse dhe komunikimi midis epokave të shoqërisë dhe gjeneratave të njerëzimit. Kjo vlerë e pamohueshme e tyre krijon një raport të ngushtë të arkivave me publikun, ndaj dhe institucionet arkivore duhet ta mbështesin kulturën e arki…

Ndryshimi dhe zgjidhja e drejtë e kërkesave e të ankesave të qytetarëve përpara viteve 1990 dhe në ditët e sotme në arkivat e Shqipërisë

Ergyseda Shpataraku, Estela Mema
Ky studim synon të paraqesë një pasqyrë të aspektit të zhvillimit dhe krahasimit të shërbimit dhe zgjidhjes së kërkesave social-juridike në dy periudha dhe institucione të ndryshme. Referuar Ligjit nr. 6853, datë 27.12.1983 mbi Administrimin e Kërke-save, ish-Këshilli Popullor drejtonte në njësitë e…

Trashëgimia e përbashkët arkivore përtej kufijve politikë

Enkelejda Sejdini
Arkivat dhe rrjeti ynë arkivor kombëtar (Shqipëri) sot është shndërruar në institucion modern, dinamik dhe shumë i kërkuar nga shoqëria në tërësi. Kjo kërkesë vjen nga problematikat reale që shtrohen për zgjidhje para kategorive sociale. Prandaj, ato individualisht dhe institucionalisht i drejtohen …

Institucionet arkivore kombëtare dhe nevoja e trajnimit të vazhdueshëm për rritjen e cilësisë të punonjësit arkivor

Enkelejda Sejdini
Arkivi dhe arkivistika shqiptare në tri dekadat e fundit kanë pësuar transformime të ndjeshme dhe të rëndësishme. Transformimet e Arkivit Shtetëror Shqiptar janë produkt i ndryshimeve thelbësore të shoqërisë shqiptare pas viteve 1990. Në Shqipëri arkivat si institucione dhe shkenca e arkivistikës ka…

Gjeçovi, etnolog dhe studiues i shquar i kulturës popullore

Theodhora Lena
Ky punim synon t’i identifikojë disa prej çasteve më të rëndësishme të jetës së Shtjefën Gjeçovit bazuar në dorëshkrime të dokumenteve të botuara që ruhen në Fondin 58 të Arkivit Qendror Shtetëror. Shqyrtimi i sipërfaqshëm i dokumenteve të këtij fondi krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një perso…

Dokumentacioni arbëresh në arkivin historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme në vitet 1951 – 1986

Alketa Luari
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga qeveria komuniste para viteve ’90. Interesimi i palës shqiptare për popullsinë në fjalë do të përqendrohej jo vetëm në rrafshin diplomatik, por edhe atë arsimor dhe kulturor. Pavarësisht luhatjeve n…

Figura e Ismail Qemalit në fondin 20 të AQSH

Gea Sulo
Në këtë artikull kemi zgjedhur të flasim për një figurë të madhe historike, e cila ka lënë gjurmë gjatë rrjedhës së saj, figurën e Ismail Qemalit. Në Historinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar ka shumë data dhe figura historike që kanë lënë gjurmë gjatë rrjedhës së saj. Pikërisht për ketë arsye…

Mendimi arkivor shqiptar. Probleme dhe zgjidhje teorike – praktike

Enkelejda Sejdini
Punimi që paraqesim ka në themel një tematikë që deri më sot është studiuar pak në arkivistikën shqiptare. Përpjekja e parë në fushën e mendimit arkivistik shqiptar është realizuar nga Dr. Kujtim Nuro “Aspekte të mendimit arkivor në Shqipëri 1506-1912”.Lindja e mendimit arkivor modern në gjysmën e p…

Editorial

Skënder Asani
Pas dy konferencave të përbashkëta organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, të cilat u kurorëzuan me botimin e organit të përbashkët të arkivistikës “Arkivat Shqiptare” më 2017 dhe 2018, stafeta e bashkëpunimit mes arkivistëve shqiptarë mbërri…